Konkurrenca fal monopolin e Allajbeut/ U gjobitën 6 kompani të grumbullimit të frutave, por jo monopoli kryesor i Tiranës

Tregu më i madh agro-ushqimor i Shqipërisë që ndodhet në Tiranë nuk u hetua nga AK.

Konkurrenca gjobiti gjashtë kompani të grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, por jo tregun monopol të kryeqytetit që mbledh sasinë më të lartë të prodhimit bujqësor të fermerëve vendas. Mungesa e këtij hetimi sipas ekspertëve nuk është aspak e rastësishme.
“Në listën e kompanive të publikuara të cilave u janë vënë edhe penalitete mungojnë kompanitë që janë përgjegjëse për tregjet më të mëdha agro-ushqimore në vend të përqendruara në: Tiranë, Lushnje, Fier. Çka bën të dyshosh se ky lloj kontrolli i ushtruar ka probleme të tijat”, shprehet Ndoc Fasllia, Ekspert Bujqësie.

Kompania monopol në vend që administron Tregun Agroushqimor të Tiranës, 7 vite më parë u gjobit nga A.K. me një gjobë që kap vlerën e 430 mijë eurove, por që deri më tani përmbaruesit kanë arritur t’i marrin vetëm 24 mijë euro, kompanisë EKMA, në pronësi të biznesmenit të spitaleve, Klodian Allajbeu. Abuzimet në këtë treg nisën me vlerën e qirave, çmimin e dritave dhe të ujit që ishte shumë herë më të lartë se çmimi i vendosur nga UK dhe OSHEE. E pavarësisht kësaj historie, Konkurrenca kësaj here qëndroi larg këtij tregu.
“Nuk ka asnjë justifikim që të mos rikontrollohen kompanitë që edhe janë në proces gjyqësor, sepse procesi gjyqësor është për një gjobë të caktuar dhe nuk ndalon, por e bën akoma më të domosdoshëm kontrollin pas riskut, sepse kanë qenë kompani që kanë abuzuar dhe me të drejtë Autoriteti i Konkurrencës i ka penalizuar”, shprehet Arben Malaj, ekspert ekonomie.
Në bazë të hetimit, 6 kompanitë në mënyrë negociuse vendosnin çmimin e produkteve bujqësore të fermerëve, duke e blerë atë shumë herë edhe nën kostot e prodhimit e më pas e shisnin 115% më shtrenjtë. Kjo formë tregtie e dërgon sektorin e bujqësisë drejt krizës.
“Problemi më i madh që kemi ne është që këto pika grumbullimi janë shumë abuzive me fermerët, i vënë ata në pozicion të vështirë. Qeveria duhet të orientohet e para në politikat që e ulin marzhin e fitimit për kompanitë që u imponon fermerëve. Fakti që marzhi i fitimit është i vogël, favorizon importin. Gjë që nuk është mirë për ekonominë tonë të prodhojmë, të mos shesim dot e më pas të mos eksportojmë.”
Ndaj grosistëve, Konkurrenca ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros së vitit financiar paraardhës për secilën kompani.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Turistë nga e gjithë bota njihen me historinë dhe autenticitetin e Urës së Mesit: Thjesht e mrekullueshme

SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit...

E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

KOLONJË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Alarm në Kampionatin Botëror/ Ndjesia 44 gradë rrezikon spektaklin mes Anglisë dhe Norvegjisë!

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Moti rikthehet të...

Rama publikon videon nga takimi me këngëtarin Kanye West, i tregon ambientet e Kryeministrisë

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...