KOKSH nderon kujtimin e Ismet Bellovës: Legjendë e gazetarisë sportive

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit sportiv, Ismet Bellova duke vlerësuar figurën e tij si një prej zërave më emblematikë, themelues i gazetarisë sportive në Shqipëri dhe njeri i mirë.

“Me zërin e tij karakteristik dhe fjalorin e kulluar shqip, Ismet Bellova për 70 vjet ka komentuar ngjarjet më të rëndësishme sportive kombëtare dhe ndërkombëtare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit”, thuhet në njoftimin e KOKSH.

Po ashtu, vlerësohet se kontributi i tij në sportin shqiptar, jo vetëm si gazetar, por edhe si drejtues i Olimpikut Special, kanë lënë gjurmë të rëndësishme

“Në emër të Presidentit të KOKSH, Fidel Ylli dhe Komitetit Olimpik KOmbëtar, i shprehim ngushëllime familjes dhe të afërme. Pusho në paqe Mjeshtët i Madh”, përfundon reagimi i KOKSH.

Ismet Bellova, një prej figurave më të njohura dhe emblematike të gazetarisë sportive shqiptare është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare.

Ai ishte një nga zërat më të veçantë dhe historikë të mikrofonit shqiptar, komentator i dhjetëra sfidave sportive që kanë shënuar historinë e sportit në Shqipëri.

Ismet Bellova mbetet një nga figurat më të spikatura të komentimit sportiv në Shqipëri, ndërsa ndarja e tij nga jeta ka ngjallur reagime të shumta vlerësimi dhe respekti në botën e sportit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...

MEPJ notë verbale Rusisë për sulmin në kompleksin rezidencial të ambasadorit shqiptar

TIRANË, 25 maj/Albania Express News/ Ministria për Evropën dhe...