“Ja pse u vonova gjatë votimit”, Berisha: Lista më dinjitoze e kandidatëve, PD do të ketë një organizim më të fuqishëm

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Pasi hodhi vullnetin e tij në fletën e votimit për zgjedhjet e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, kryetari Berisha foli për gazetarët, ku vuri theksin te ripërtëritja që, sipas tij, do ta karakterizojë partinë.

“Jam i bindur se këto lista përfaqësojnë një elitë të vërtetë politike të Shqipërisë, një ripërtëritje në frymën e këtij Kuvendi. Janë ndër listat më dinjitozë.
Natyrisht numri i madh i kandidaturave e bën të vështirë zgjedhjen. U vonova, sepse i kanë ndarë veçmas për burrat, veçmas për zonjat dhe veçmas për të rinjtë. Uroj që gratë të arrijnë në 40%, të rinjtë të jenë sa më të pranishëm.

Ripërtëritje do të thotë modernitet i Partisë Demokratike dhe një organizim shumë më i fuqishëm. Do të ketë ripërtëritje nga seksioni, deri në majë. Unë do të propozoj emra të rinj, më pas i përcakton vota”, u shpreh Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjermania mbështet Shqipërinë me impiant të ri për çaktivizimin e armëve ilegale

TIRANË, 30 maj 2026 /Albania Express News/ Gjermania ka...

Kuvendi i PD miraton ndryshimet në statut, 15% e organeve vijnë nga Diaspora. Neni “Basha” dhe Primaret nuk preken

TIRANË,30 maj 2026/Albania Express News/Partia Demokratike po mban sot...

Putin nis programin gjigant për “zgjatjen e jetës”, 26 miliardë dollarë për kërkime mbi plakjen dhe pavdekësinë

RUSI,30 maj 2026/Albania Express News/Presidenti rus Vladimir Putin ka...