Gjermania mbështet Shqipërinë me impiant të ri për çaktivizimin e armëve ilegale

TIRANË, 30 maj 2026 /Albania Express News/ Gjermania ka rikonfirmuar mbështetjen për Shqipërinë në luftën kundër përhapjes së armëve të vogla ilegale dhe krimit të organizuar, përmes dorëzimit të një impianti të ri për çaktivizimin e sigurt të armëve pranë autoriteteve shqiptare.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, zëvendësambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Thilo Schroeter, vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve në forcimin e sigurisë dhe luftën ndaj veprimtarive të paligjshme.

“Lufta kundër armëve të vogla ilegale është një sfidë e përbashkët për Shqipërinë dhe partnerë si Gjermania”, u shpreh Schroeter.

Gjermania, së bashku me BE-në dhe Francën, është një ndër mbështetësit e një projekti të OSBE-së, i cili ndihmon autoritetet shqiptare në luftën kundër përhapjes së armëve të vogla dhe municioneve.

Përveç çaktivizimit, projekti forcon gjithashtu, kapacitetet e Policisë në kërkimin e armëve përmes qenve nuhatës.

Gjermania, përmes këtij projekti si edhe përmes një bashkëpunimi të ngushtë policor, qëndron në krah të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

BRUKSEL ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...

Super Spanjë, “La Roja” gjunjëzon Francën e Mbappe në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit 2026

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është finalistja...

Tragjedia në Cërrik/ Viktima e aksidentit, Qemal Çala ishte mësues në shkollën “Osman Gjini”

CËRRIK ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Është përditësuar bilanci i...