“Ishin të shqetësuar për mbështetjen që i kam dhënë protestës”, Osman Stafa reagon pas sulmit: E dinin që isha gazetar, më goditën për shkak të detyrës

TIRANË 22 qershor 2026/Albania Express News/Gazetari i News24, Osman Stafa ka reaguar pasi u sulmua nga 2 persona pranë qendrës së Tiranës mbrëmjen e kësaj të diele. Në një lidhje direkte për News24, pas denoncimit në komisariatin nr.3, gazetari tha se ishte sulm për shkak të detyrës.

Ai mohon pretendimet e Policisë së Shtetit se iu ka kërkuar 2 personave të tjerë, të përfshirë në këtë inident, pse nuk ishin në protestë. “Ishin individë të cilët erdhën qëllimisht të më sulmonin për angazhimin qytetar”, tha ai. “Kam marrë edhe kërcënime në të kaluarën se po u paraqita para spitalit Onkologjik do më rrezikohet jeta. Ky është mesazhi që kam kallëzuar disa kohë më parë në Policinë e Shtetit”.

Osman Stafa: Ishim në shoqërinë e 2 gazetarëve të huaj, një italian dhe një polake, po marshonim për të kapur turmën. 2 persona na kanë prerë rrugën duke ofenduar si dhe më kanë lënduar lehtë fizikisht, duke më cilësuar si një person që punën time nuk e bëj mirë. Nuk kam reaguar ndaj këtij provokimi.

Ishin 2 persona që ishin të shqetësuar për raportimet dhe mbështetjen që i kam dhënë protestës.

E dinin që isha gazetar dhe erdhën duke më çjerrë me thonj.

Nuk jam shoqëruar por kam ardhur në Policinë e Shtetit për të kallëzuar 2 personat. Ishte sulm i mirëfilltë ndaj detyrës time si gazetar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Qytetarët nuk tërhiqen, nata e dytë e qëndresës para Kryeministrisë. Revolta kundër Ramës hyn në ditën e 23-të

TIRANË ,22 qershor 2026/Albania Express News/Nuk ndalet revolta e...

Rama: Flamingot do të habiten me veten e tyre si ranë pre e korbave të shqiptarisë së rreme

TIRANË ,22 qershor 2026/Albania Express News/Kryeministri Edi Rama ka...

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit: Bashkohuni me ne

TIRANË ,21 qershor 2026/Albania Express News /Po mbahen në...

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit stacionohen para Kryeministrisë, nisin fjalimet: Diaspora është me ne

TIRANË ,21 qershor 2026/Albania Express News/Po mbahen në kryeqytet...