Dinamo kërkon historinë me Ilir Dajën, surprizë në sulm! Publikohen formacionet zyrtare ndaj Pafosit

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Dinamo do të përballet me Pafosin në Qipro, mbrëmjen e sotme, 27 gusht, prej orës 19:00, në finalen e “play-off”-it të Ligës së Konferencës. Sfida vendos përballë dy skuadra që synojnë një vend në fazën e ligës së kompeticionit europian.

Takimi i parë, i zhvilluar në “Elbasan Arena”, u mbyll në barazim 1-1. Edhe pse Pafosi ka një vlerë dukshëm më të lartë në treg, Dinamo tregoi në ndeshjen e parë se mund të përballet denjësisht dhe të luajë si e barabartë ndaj skuadrës qipriote.

Pak minuta para startit janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri Ilir Daja ka bërë zgjedhjet e tij për këtë përballje historike, duke surprizuar në sulm me aktivizimin si titullar të Fadairos, futbollistit të huazuar nga Partizani. Ky është aktivizimi i tij i parë nga minuta e parë me fanellën dinamovite.

FORMACIONET ZYRTARE

Pafos: Majecki; Bruno, Goldar, David Luiz, N. Ioanou; Pepe, Sunjic, Sema; Dragomir, Lele, Korreia.

Trajner: Ricardo Sa Pinto.

Dinamo: Teqja; Përndreca, Aliji, Dita, Ismaili; Silva-Richards, Qardaku, Malomo; L. Vila, Fadairo, Qefalija.

Trajner: Ilir Daja.

Dinamo synon të shkruajë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e saj europiane, me objektivin për të siguruar kualifikimin pas një sezoni të fortë në arenën ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndryshon orari dhe stadiumi, ja ku do të luhet ndeshja Skënderbeu-Dinamo

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Ndeshja mes Skënderbeut...

Vijon beteja me zjarret në Bulqizë, flakët mbeten aktive, dy helikopterë në aksion prej rreth 4 orësh

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Vijon prej orësh...