Ish-materniteti i Korçës do të shërbejë si qendër e Polit të Dijes

Ish-materniteti i Korçës, i dhuruar qytetit nga filantropi i shquar Thoma Turtulli, një nga objektet më të rëndësishme për kujtesën historike dhe vlerat arkitekturore të qytetit, do t’i nënshtrohet restaurimit.

Kryeministri Edi Rama publikoi foto nga projekti i restaurimit, duke bërë të ditur se godina është shpëtuar nga asgjësimi dhe do të shërbejë si qendër administrative e Polit të ri të Dijes.

Projekti i restaurimit synon të nxjerrë në pah vlerat arkitekturore të godinës, të degraduara ndër vite, duke ruajtur elementët origjinalë dhe karakterin unik të saj.

Thoma Turtulli ishte një nga bamirësit më të mëdhenj të Korçës, i cili i dhuroi qytetit një sërë objektesh me rëndësi të veçantë, si spitalin, bibliotekën, kinemanë, liceun dhe jetimoren.

Me ndërtimin e spitalit, ai shpëtoi nga vdekja dhjetëra njerëz, ndërsa me bibliotekën kontribuoi në përhapjen e dijes në një qytet të njohur për traditën e tij arsimdashëse.

Restaurimi i kësaj godine vlerësohet si një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të Korçës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zyrtare/ U penalizua nga dëmtimet, mbrojtësi konfirmon largimin e tij nga Reali i Madridit në verë

MADRID,22 maj 2026/Albania Express News/Mbrojtësi austriak David Alaba do...

Mariglen Disha: Interes i lartë për “Paketën e Maleve” në Librazhd, 260 aplikime

LIBRAZHD, 22 maj 2026 /Albania Express News/ Kryetari i...

Mbyllet në Fier Turi Çiklistik i Shqipërisë, holandezi Niels Reemeijer shpallet fitues i gjithë kompeticionit

FIER,22 maj 2026/Albania Express News/Turi çiklistik i Shqipërisë 2026,...