Ish-ambasadori Hill rrëfen prapaskenat e mitingut në Sheshin Skënderbej për pritjen e Sekretarit Baker ne ’91: Kisha frike se nuk do vinte njeri, por sheshi u mbush me qindra mijëra njerëz

Pas caktimit të tij si ambasadori i parë amerikan në Shqipëri dhe përpjekjet e SHBA-së për të krijuar një qeveri stabile në vend, Christopher Hill gjeti edhe kontaktet e para në skenën politike shqiptare, që çoi në pritjen shqiptarët i bënë Sekretarit të atëhershëm të Departamentit të Shtetit, James Baker.

Në Exclusive me gazetaren e Top Channel Kristi Gongo, ish-ambasadori amerikan tha se ishte mjaft skeptik kur shihte sheshin ‘Skëndërbej’. Ai tregoi se si natën para se të vinte Sekretari rrinte pa gjumë dhe herë pas here shikonte nga sheshi duke shpresuar të shihte njerëz. “Më thonin: Mos u shqetësoni, do të ketë shumë njerëz”, shprehet ambasadori.
“Për shkak të pritjes së mrekullueshme që Sekretari i Shtetit, James Baker, mori në Sheshin Skënderbej, që ishte një ditë e jashtëzakonshme, mendoj se amerikanët u përfshinë plotësisht në detyrën e ndërtimit të marrëdhënies. Duhet t’ju them, se kur shqiptarët më thanë se duhet të organizonim një pritje të madhe për Sekretarin Baker në Sheshin Skënderbej, unë shikova sheshin dhe mendova: ‘Është tepër i madh,’ sepse nuk doja një vend të madh me pak njerëz… por më thanë: ‘Mos u shqetësoni, do të ketë shumë njerëz.’ Mbaj mend që gjatë gjithë natës pa gjumë ngrihesha dhe dilja jashtë, duke shikuar, duke shpresuar të shihja njerëz që fillonin të mbushnin sheshin, dhe nuk pashë askënd. Dhe kur u nisa për në aeroport, për të marrë Sekretarin Baker, ende nuk kishte shumë njerëz atje, por kur u kthyem, kishte qindra mijëra njerëz, dhe ishte një pritje e mahnitshme. Sekretari Baker padyshim që kurrë nuk e ka harruar atë”, u shpreh ish-ambasadori Hill.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...