Humbi jetën në një aksident, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Vlorës homazhe për Enrik Mehmetin. Emri i gazetarit të News 24 “gdhendet” buzë detit

VLORË ,22 korrik 2026/Albania Express News/-Familjarë, të afërm, dashamirës të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti me motor, kanë mbajtur sot homazhe në nder të tij.

Buzë detit, që aq shumë e donte, të afërmit e Enrikut kanë hedhur lule dhe kanë nderuar kujtimin e gazetarit shumë të dashur për vlonjatët dhe jo vetëm.

Ndërkohë, buzë deti është vendosur dhe një shkrim me emrin e tij. Kujtojmë se Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e së shtunës, në një aksident me motor në zonën e Zvërnecit. Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.

Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët. BW

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr në zonën e Syrit të Kaltër, shkrumbohen katër kioska tregtare, dyshimet e para

FINIQ, 06 shtator 2026/Albania Express News/- Një zjarr ka...

Koçiu :Kalaja e Gjirokastrës , magnet për turistët , 200 mijë vizitorë nga janari 2026

TIRANË , 06 shtator  2026/Albania Express News/-Gjirokastra vijon të...

Megaoperacion në Sarandë, arrestohen “kokat” e grupeve që shpërndanin drogë

TIRANË, 6 shtator 2026 /Albania Express News/ – Një...