Horror në fshatin Karkavec të Prrenjasit ,69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një sherri për motive xhelozie , e moshuara përfundon rëndë në spital

PRRENJAS ,23 qershor 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar në fshatin Karkavec, në Njësinë Administrative Qukës të bashkisë së Prrenjasit, ku një 69-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij 67-vjeçare.

Sipas informacioneve paraprake, autori, i cili ndodhej në gjendje të dehur, fillimisht ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, Minushe Danga. Më pas, ai i ka marrë me forcë telefonin celular dhe, në kulmin e konfliktit, dyshohet se e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën.

Burime paraprake bëjnë me dije se shkak i ngjarjes mund të kenë qenë motive xhelozie, megjithatë rrethanat e plota po hetohen nga organet ligjzbatuese.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në banesën e çiftit të moshuar, të cilët jetonin vetëm, pasi djali i tyre ndodhet emigrant në Greqi. Sipas të dhënave të para, dhuna në familje kishte qenë e vazhdueshme prej kohësh dhe viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë tre muajve të fundit.

Menjëherë pas ngjarjes, 67-vjeçarja është transportuar mbrëmë drejt spitalit rajonal të Elbasanit , ku pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore u transportua për në repartin e djegieve në Tiranë . Paraprakisht, burime spitalore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërhyrë duke arrestuar autorin e dyshuar pas denoncimit të fqinjëve , ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë, që ka tronditur banorët e zonës. Autoritetet pritet të përcaktojnë edhe veprat penale që do t’i ngarkohen 69-vjeçarit pas përfundimit të hetimeve paraprake.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Ka edhe shpirtra të lodhur në familjen tonë që duan Shqipëri të re”, Spiropali i përgjigjet Ramës: Kur t’ju merren mend nga algoritmi dhe...

TIRANË ,23 qershor 2036/Albania Express News/-Deputetja socialiste, Elisa Spiropali...

Britania në alarm nga vapa ekstreme, dhjetëra shkolla mbyllen për të mbrojtur nxënësit

BRITANI E MADHE ,23 qershor 2026/Albania Express News/Dhjetëra shkolla...

Britania në alarm nga vapa ekstreme, dhjetëra shkolla mbyllen për të mbrojtur nxënësit

BRITANI E MADHE ,23 qershor 2026/Albania Express News/Dhjetëra shkolla...