Gonxhja: Mbi 17,4% më shumë plazhe publike sezonin e kaluar veror

Hapësirat publike përgjatë vijës bregdetare u rritën në mënyrë të ndjeshme gjatë vitit 2025.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja vuri sot në dukje se krahasuar me vitin 2024, plazhet publike janë rritur me 17,4%, duke shtuar mbi 1,1 milionë m² sipërfaqe të aksesueshme për qytetarët.

“Numri i parcelave publike ka kaluar nga 523 në 1014, ose 94% më shumë në sezonin turistik 2025, një tregues i qartë i orientimit drejt një turizmi më gjithëpërfshirës dhe të balancuar”, tha Gonxhja.

Me rregulloren e re të menaxhimit të stacioneve të plazhit gjatë vitit që lamë pas u riorganizuan hapësirat e plazheve me prioritet ato publike.

Kjo rregullore bazohet në parimin kryesor se shezlonget në vetvete nuk mund të jenë model parësor biznesi, por duhen trajtuar vetëm si një aksesor shtesë i strukturave akomoduese. Në çdo një kilometër plazh gjatë vitit 2025 kishte 300 metra plazh publik.

Rregullorja përmbante gjithashtu një përcaktim të saktë të zonave ku ushtronin veprimtarinë e tyre subjektet të cilat përmbushnin kushtet ligjore si stacion plazhi, hapësirat për plazhe publike, hapësirat ujore të lejuara për notim, vendqëndrimet për mjetet lundruese dhe korridoret e lëvizjes së tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pr.buxheti 2027, rriten nga 10 deri më 20 mijë lekë pagat e 8500 punonjësve të policisë

TIRANË, 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Financave,...

Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu

TIRANË, 29  tetor 2026 /Albania Express News/-Sipas burimeve të...

Erion Veliaj u transferua papritur nga Durrësi, nëna e kryebashkiakut shkon në burgun e Fierit, kërkon takim me të

TIRANË/FIER, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Shqiponja Veliaj, nënë...

Nis seanca plenare, PD bën zhurmë duke goditur tavolinat teksa flet Peleshi, bllokojnë dhe foltoren

TIRANË, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Edhe ditën e...