GJKKO ndërpret seancën për procesin ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Pritet të nisë në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë.

Sipas gazetares Anila Hoxha, procesi vijon pas veçimit të çështjes për 11 persona që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa në këtë dosje kanë mbetur për t’u gjykuar gjithsej 19 të pandehur. Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj.

Burime pranë procesit bëjnë me dije se Erion Veliaj nuk është paraqitur në seancë. Ndërkohë, në sallë ka qenë e pranishme edhe Erida Skëndaj, kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, për të monitoruar zhvillimet e procesit.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e mediave për të ndjekur seancën me kamera, duke argumentuar se prania e tyre përbën rrezik për shkak të dëshmitarëve që pritet të dëgjohen.

Nga ana e saj, SPAK ka kërkuar pezullimin e afateve të paraburgimit, duke argumentuar se shtyrjet e seancës lidhen me mbrojtjen. Avokati i Veliajt e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke theksuar se klienti i tij nuk është shkaktar i shtyrjeve dhe se nuk ka arsye për pezullimin e afateve të paraburgimit.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme vendosi ndërprerjen e seancës dhe caktimin e një date tjetër për vijimin e procesit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME