Aksident tragjik në Mengël të Elbasanit ku humbi jetën 7-vjeçar, hapen dyert e mortit në familjen Samurri

ELBASAN,26 maj 2026/Albania Express News/Në fshatin Mengël të Elbasan është hapur dera e mortit në familjen Samurri, pas një ngjarjeje tragjike që ka tronditur mbarë zonën dhe komunitetin.

Dhimbja është e papërshkrueshme në shtëpinë e familjes, ku të afërm, fqinj dhe banorë të zonës kanë shkuar për të shprehur ngushëllimet e tyre, në një atmosferë zie dhe heshtjeje të rëndë.

7-vjeçari Algiti Samurri humbi jetën pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin kombëtar Elbasan–Librazhd, vetëm pak metra larg shkollës, kur u përplas nga një automjet.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitet, ndërsa banorët kërkojnë më shumë siguri në këtë segment rrugor, i cili përdoret shpesh nga këmbësorë dhe nxënës shkolle.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, Elbasani është zhytur në zi për humbjen e një jete kaq të re.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Presidenti Bajram Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

VATIKAN, 26 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti i Republikës...

Burra që nuk e humbën kurrë orientimin qytetar

Nga Bujar Qesja DURRËS,26 maj 2026/Albania Express News/Ka fotografi që...