Një nga trofetë që do të shpërndahet në mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai i “Trajnerit të Vitit”, që vlerëson trajnerin më të suksesshëm të vitit në futbollin shqiptar.
Gara për këtë çmim pritet të jetë tejet e fortë, pasi në listën e ngushtë janë trajneri i Vllaznisë, Edi Martini, tekniku i Egnatias, Edlir Tetova, trajneri i Bylisit, Mirel Josa, si dhe tekniku i AF Elbasanit, Ivan Gvozdenović.
Megjithatë, një emër i rëndësishëm që bie në sy për mungesën në këtë listë është Ilir Daja, i cili këtë sezon fitoi Kupën e Shqipërisë me Dinamon dhe arriti të kalojë disa ture në kupat e Europës, duke shënuar një nga paraqitjet më të mira ndërkombëtare të një skuadre shqiptare në vitet e fundit.

Fituesi i këtij trofeu do të shpallet më 15 dhjetor në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live eventin në Klan TV, duke nisur nga ora 20:00.

