Fluks i jashtëzakonshëm automjetesh në rrugën Tranë–Elbasan, hyrja e qytetit “paralizohet” nga trafiku i rënduar të fundjavës

Një fluks i jashtëzakonshëm automjetesh është regjistruar këtë të shtunë në aksin kombëtar Tiranë–Elbasan, ku mijëra qytetarë nga Tirana janë drejtuar drejt zonave turistike të juglindjes për fundjavë. Lëvizja e shtuar ka sjellë ngadalësim të qarkullimit që nga Tuneli i Krrabës e deri në rrethrrotullimin e Bradasheshit, ndërsa situata është rënduar ndjeshëm në hyrje të Elbasanit, ku trafiku është pothuajse i paralizuar.

Për shkak të nisjes së pushimeve të shkurtra të fundjavës, kryeqyteti është “zbrazur” që në orët e para të pasdites , me qindra automjete që kanë krijuar radhë të gjata përgjatë gjithë segmentit. Sipas drejtuesve te policisë rrugore në terren, kolonat lëvizin me ritëm shumë të reduktuar, ndërsa në disa momente qarkullimi ka mbetur i bllokuar për disa minuta.

Shërbime të shtuara të Policisë Rrugore ndodhen në disa pika të aksit me problematik në Shqipëri për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur bllokimet totale, ndërsa u është bërë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme që mund të rëndojnë më tej trafikun.

Autoritetet rrugore parashikojnë se fluksi do të mbetet i lartë deri në orët e mbrëmjes së premte , ndërsa edhe ditën e diel pritet një tjetër valë e madhe automjetesh në kthim drejt Tiranës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...