“FINAL FOUR”/ Tani mund ta quani “Final 3”, prishet gara me njërën skuadër zyrtarisht jashtë luftës për trofe

Java e 33-të ka sjellë ndryshimin e radhës në kreun e renditjes së Superiores, ku tashmë është Elbasani që ka marrë vendin e parë duke kapërcyer Vllazninë pas sfidës direkte. Në këtë javë u dekretua matematikisht edhe prania e Egnatias në fazën “Final 4” të turneut, ashtu si edhe fakti se për momentin, bukuria e tij do të humbasë pasi një ekip tashmë shkon kot të luajë atje.

Rregullorja e aktivitetit në “Final 4”, parashikon përgjysmimin e pikëve të renditjes. “Pas përfundimit të katër fazave të rregullta të kampionatit, 4 (katër) ekipet e para në renditje do të marrin pjesë në fazën “Final 4”, duke e nisur këtë fazë me pikët e fituara gjatë kampionatit të rregullt të përllogaritura në mënyrë të përgjysmuar duke marrë parasysh vlerën më të ulët”, është përshkrimi në rregullore të aktivitetit.

Me këtë rregull, në skuadrat e katërshes, Elbasani do të ishte në kuotën e 31 pikëve sipas situatës aktuale, Vllaznia në kuotën e 30 pikëve dhe Egnatia në kuotën e 27 pikëve. Skuadra e katërt do të ishte Dinamo, që do të shihte 45 pikët e saj të konvertoheshin në 22. Kjo do të thotë se Dinamo e ka matematikisht të pamundur tashmë të luftojë për titullin kampion dhe me sigurinë e pranisë në Europë edhe si skuadra e katërt, nuk do të kishte arsye të stërlodhte lojtarët në një miniturne pa pikë vlere për të.

Kësisoj, “Final Four” do të kthehet në “Final 3”, me vetëm tre skuadra të përqendruara në luftën për titull e me të katërtën që nuk do të kishte asnjëfarë interesi për të, duke menduar më shumë pushimet. Ose ndoshta vetëm me interes “episodik”, duke ndikuar në mënyrë indirekte garën nëse u merr ndonjë rezultat skuadrave që ka më përpara në klasifikim.

RENDITJA E FINAL FOUR ME SITUATËN AKTUALE

Elbasani 31 pikë
Vllaznia 30 pikë
Egnatia 27 pikë
Dinamo 22 pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasjet në PS/ Braçe: Qëndrojnë ato që thotë Spiropali. Edhe Rama e di që është ashtu!

Deputeti i PS, Erion Braçe ka mbështetur qëndrimet e...

Dashnor Sula: Digjitalizimi i sistemit të inspektimit, hap vendimtar për efikasitet dhe transparencë

TIRANË, 28 prill 2026/Albania Express News/Qeveria ka ndërmarrë një...

Ndahet nga jeta Rustem Gjata, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese

TIRANË, 28 prill 2026/Albania Express News/ Ish-kryetari i Gjykatës...