Europa League i mbetet anglezëve, Aston Villa ‘shtyp’ me tre gola në filane Freiburg-un dhe kompleton rekordin e Unai Emery

ANGLI,20 maj 2026/Albania Express News/Aston Villa është kampionia e re dhe fituesja e trofeut të UEFA Europa League për vitin 2026, pas një triumfi spektakolar me rezultatin e pastër 3 me 0 përballë gjermanëve të Freiburg-ut.

Në finalen e madhe të zhvilluar në stadiumin “Vodafone Park” të Stambollit, skuadra angleze tregoi një superioritet absolut gjatë gjithë nëntëdhjetë minutave, duke mos i dhënë asnjë hapësirë rivalëve të tyre.

Seria e golave nisi në minutën e 41-të, kur Youri Tielemans kaloi anglezët në avantazh me një goditje të saktë që ndezi festën në tribunat e mbushura me ngjyrat kuq e bordò.

Pa mbaruar ende pjesa e parë, në minutën e dytë shtesë, Emiliano Buendía dyfishoi shifrat, duke e dërguar ekipin në dhomat e zhveshjes me një avantazh të qartë dhe qetësi të plotë psikologjike.

Shpresat e Freiburg-ut modest për një përmbysje u shuan përfundimisht në minutën e 58-të të pjesës së dytë, kur Morgan Rogers shënoi golin e tretë dhe të “knock-out”-it, duke e shndërruar pjesën e mbetur të lojës në një festë të pastër për klubin e Birmingham-it.

Me këtë sukses të jashtëzakonshëm, trajneri Unai Emery shkruan një faqe të re në librat e historisë së futbollit botëror.

Ky është trofeu i pestë i Europa League për teknikun spanjoll, një rekord absolut dhe i paarritshëm, i cili vjen pas tre titujve të njëpasnjëshëm me Sevillën dhe një triumfi me Villarreal-in.

Me këtë finale, që ishte e gjashta në karrierën e tij nga shtatëmbëdhjetë të zhvilluara në epokën moderne, Emery bëhet gjithashtu trajneri i parë në histori që fiton një trofe europian me tre klube të ndryshme, duke konfirmuar statusin e tij si mbreti i padiskutueshëm i këtij kompeticioni.

Për Aston Villa-n, ky triumf magjik në brigjet e Bosforit i jep fund një pritjeje të gjatë prej 44 vitesh, që nga fitorja historike e Kupës Europiane në vitin 1982 kundër Bayern Munich. Tashmë, një brez i ri lojtarësh dhe tifozësh shkruan kapitullin e vet të lavdisë, duke vendosur një tjetër trofe madhështor në vitrinën e “Villa Park”.

Rezultati:

Freiburg 0-3 Aston Villa

Tielemans 41′, Buendia 45+4′, Rogers 58′

Ngjarjet Kryesore:

90+1′ Mbyllet finalja me triumfin e Aston Villa-s 0-3!

58′ GOOOL ASTON VILLA 0-3/ Rogers ndodhet në kohën dhe vendin e duhur për të shtyrë topin drejt rrjetës. 

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+4′ GOOOL ASTON VILLA 0-2/ Buendia provon me një gjuajtje nga distanca dhe dyfishon shifrat e finales.

41′ GOOOL ASTON VILLA 0-1/ Tielemans me një goditje fluturimthi brenda në zonë dërgon topin në rrjetë. 

1’ Starton finalja në Stamboll!

Formacionet Zyrtare:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Jam lodhur shpirtërisht”/ Gazetari Xhensil Shkëmbi apel për vajzën e sëmurë: Ka ardhur koha që shteti të përgjigjet

KORÇË,20 maj 2026/Albania Express News/Gazetari Xhensil Shkembi ka përcjellë...

Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot...

“Aeroportin le ta marrin”, Behgjet Pacolli shpërthen ndaj shtetit: U cenua dinjiteti i punëtorëve dhe imazhi i Shqipërisë

VLORË,20 maj 2026/Albania Express News/Reagimi i biznesmenit dhe ish-presidentit...

Qarku i Elbasanit shpallet kampion në Basketboll për djem në Edicionin IV të “Ekipeve Sportive në Shkolla”

ELBASAN,20 maj 2026/Albania Express News/Një tjetër sukses i madh...