Elbasani drejt rijetësimit të kinemasë publike, Llatja nënshkruan marrëveshjen

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, bashkia Elbasan dhe bashkia Pogradec nënshkruan një marrëveshje tripalëshe për rijetësimin dhe funksionimin e hapësirave kinematografike publike.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Jonid Jorgji, kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja dhe kryetari bashkisë së Pogradecit, Ilirijan Xhakolli.
Gonxhja tha se në kuadër të edicionit të 9-të të Balkan Film Market 2025, përkrah profesionistëve të industrisë së filmit nga rajoni dhe Europa.

Duke e cilësuar një hap të rëndësishëm institucional për të ardhmen e kinemasë në Shqipëri, Gonxhja tha se “kjo nismë shënon fillimin e ndërtimit të Rrjetit Kombëtar të Kinemave Publike, me synimin për ta rikthyer kinemanë në jetën e përditshme të qytetarëve, jo vetëm në qendrat e mëdha urbane, por edhe në komunitete lokale me potencial të madh kulturor e turistik”.

Gonxhja theksoi se “përmes këtij bashkëpunimi, sallat publike të kinemasë do të funksionojnë si pjesë e një rrjeti të koordinuar, me programacion të përbashkët dhe profesional, që vendos në qendër filmin shqiptar dhe filmin europian, duke afruar krijuesit me publikun dhe duke forcuar jetën kulturore, edukative dhe kreative në territore”.

“Kjo marrëveshje është një hap konkret drejt forcimit të infrastrukturës kulturore, zhvillimit të industrisë filmike vendase dhe shndërrimit të kinemasë publike në një shërbim kulturor të aksesueshëm, aktiv dhe të qëndrueshëm për komunitetin.

Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të edicionit të 9-të të Balkan Film Market 2025, ku marrin po marrin pjesë profesionistë të industrisë së filmit nga rajoni dhe Europa.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...