“E injoruan, e tallën, e sulmuan… sot e admirojnë”, Deputeti Ermal Elezi rrëfen historinë e transformimit spektakolar të Belshit dhe Dumresë

BELSH ,7 qershor 2026/Albania Express News/Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Ermal Elezi, ka ndarë këtë fundjavë në rrjetet sociale një reflektim mbi transformimin e Belshit dhe zonës së Dumresë, duke e cilësuar atë si një nga shembujt më domethënës të suksesit të vizionit për zhvillimin e territorit dhe turizmit në Shqipëri.

Në postimin e tij, Elezi i referohet thënies së njohur të Nicholas Klein, sipas së cilës “idetë e reja në fillim i injorojnë, pastaj i tallin, pastaj i sulmojnë dhe në fund ti fiton”, duke e lidhur këtë filozofi me rrugëtimin që ka ndjekur projekti për rilindjen e Belshit.

Sipas deputetit socialist, në momentet e para kur u hodh ideja për transformimin e zonës, shumë persona e pritën me skepticizëm dhe mosbesim. Dumreja, një krahinë e njohur për liqenet e saj natyrore, konsiderohej prej vitesh një emër i harruar në hartën turistike të vendit, ndërsa Belshi përballej me probleme urbanistike dhe mungesë investimesh.

“Kur nisi projekti për transformimin e Belshit dhe Dumresë, shumë e injoruan. Më pas erdhën talljet, memet dhe dyshimet se këto projekte nuk mund të realizoheshin në Shqipëri”, shkruan Elezi.

Ai kujton se pas fazës së skepticizmit dhe ironive, projekti u përball edhe me kritika të forta, akuza dhe sulme politike, ku çdo investim dhe çdo ndërhyrje në infrastrukturë vihej në diskutim.

Megjithatë, sipas tij, koha ka treguar rezultatin e punës së bërë. Sot Belshi është kthyer në një nga destinacionet më të vizituara në Shqipërinë e Mesme, duke tërhequr çdo ditë qindra vizitorë vendas dhe të huaj që ndalojnë për të shijuar bukuritë natyrore të liqeneve, shëtitoret moderne dhe atmosferën e krijuar nga investimet e viteve të fundit.

Deputeti thekson se ajo që dikur konsiderohej e pamundur, tashmë është bërë realitet dhe është shndërruar në një kartolinë turistike të Shqipërisë.

“Fiton vizioni, fiton puna, fiton zhvillimi, fiton natyra, fiton turizmi, fiton ekonomia dhe fiton komuniteti”, shprehet Elezi, duke shtuar se transformimi i Belshit dhe Dumresë është rezultat i një vizioni afatgjatë që kërkoi kohë për të dhënë frytet e tij.

Në përfundim të mesazhit, ai vlerëson vizionin e kryeministrit Edi Rama për zhvillimin e territorit dhe turizmit, duke nënvizuar se projektet e mëdha kanë nevojë për vite pune dhe përkushtimi për të bindur edhe skeptikët më të mëdhenj.

Sot, Belshi dhe Dumreja konsiderohen ndër zonat me potencialin më të madh turistik në vend, duke u kthyer në një model të transformimit urban dhe ekonomik që ka ndryshuar tërësisht imazhin e kësaj pjese të Qarkut të Elbasanit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protestë Homo Sapiens apo Homoseksuale?

Nga Klevi Elezi, Analist Protesta është një nga shprehjet më...

Kryeministri Edi Rama: Milot-Balldren do t’i japë një shtysë të re turizmit dhe ekonomisë në veri të vendit

TIRANË, 10 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...

Në Milano janë të sigurt, kuqezinjtë zgjedhin trajnerin që u shpall kampion në Europë për sezonin e ardhshëm

MILANO -ITALI ,10 qershor 2026/Albania Express News/Milani duket se...