Dosja “Partizani”, shtyhet me 12 janar seanca në GJKKO për Berishën

Në GJKKO është zhvilluar këtë të hënë seanca e radhës për dosjen “Partizani” ndaj kreut të PD Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Seanca u shty për më datë 12 janar pasi avokati i Berishës kërkoi të vijojë parashtrimet e tij. Edhe seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së avokatit Sokol Hazizaj dhe Vasilika Hysit që mbrojnë biznesmenin Fatmir Bektashi dhe dy kompanitë.

Berisha akuzohet nga SPAK se, gjatë kohës kur mbante postin e kryeministrit, qeveria e tij ka ndërmarrë veprime për miratimin e ligjeve dhe akteve nënligjore, nga të cilat ka përfituar dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, në ndërtimin e pallateve mbi truallin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pogradeci nis përgatitjet, por merkatoja nuk bind tifozët: Pritshmëri të larta, afrime modeste

Nga Redi Dandallaku POGRADEC ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Pogradeci ka...

Mbappé: “Me Francën o fiton, o të masakrojnë. Penalltia e gabuar? Po ju shpjegoj pse”

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni i nënkampionëve...