“Do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”/ Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet, pa smërçe e pehlivanllëqe

TIRANË ,21 qershor 2026/Albania Express News /Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka reaguar me anë të një statusi në Facebook, duke shkruar se Shqipëria do e ketë Marrëveshjen e Re.

Në postimin e saj, ajo nuk i kurseu kritikat për Partinë Socialiste, duke shkruar se për ta bërë Shqipërinë europiane, PS duhet të vetëpastrohet dhe të bëhet më demokratike.
“Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë.

Shqipërinë që duam të ndërtojmë duhet ta bëjmë, dhe do ta bëjmë, më të hapur, më të drejtë, më meritokratike, më europiane.
Për ta arritur këtë, Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe.
Ta bëjmë Marrëveshjen e Re të madhe, të thellë, të vërtetë, duke pasur parasysh, se po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”, shkruan Spiropali.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ministri Andis Salla: Po punohet për riparimin e avarisë në kanalin që furnizon sistemin ujitës nga Rezervuari i Thanës

TIRANË, 21 qershor 2026/Albania Express News/ Ministri i Bujqësisë...

Ish ministri socialist Ditmir Bushati: “Shqipëria meriton më shumë”, thirrje për reflektim dhe ndryshim

TIRANË ,21 qershor 2026/Albania Express News/Ish-ministri socialist dhe ish-deputeti...

Protesta, Berisha-Ramës: Largohu sa më parë dhe prit verdiktin e drejtësisë

TIRANE ,21 qershor 2026/Albania Express News /Kryetari i Partisë...

Rama: Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë popull shtetformues në vendin e tyre

TIRANË, 21 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama,...