Dita e 17-të e protestës, të rinjtë i kundërpërgjigjen Ramës me fjalime para Kryeministrisë: Po të jetë nevoja, do të flemë te shkallët deri në dorëheqje

TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Ka nisur dita e 17-të e protestës jopartiake në kryeqytet.

Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, si çdo ditë tjetër, për të vazhduar më pas me marshimin përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku të rinjtë po mbajnë fjalimet.
“Po të jetë nevoja do flemë te shkallët deri në dorëheqje”, u shpreh një student i Gazetarisë.

Sot u njoftua edhe ndryshimi i orës së grumbullimit. Duke nisur që nga nesër protesta do të nisë në orën 19:00.
Po ashtu, nismëtari Alben Kola ka njoftuar se sot nuk do të mbajë askush fjalime, përveç të rinjve.
“Protesta do të vijojë paqësore. Nuk jemi kundër partive, por kryetarëve të tyre”, u shpreh Kola.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“E provuam për adrenalinë”, çifti kapet duke kryer marrëdhënie brenda xhamisë, dëshmia e rojës: Mendova se…

TURQI ,16 qetshor 2026/Albania Express News/Një ngjarje e pazakontë...

Tërmet te Portugalia në prag të debutimit në Botëror! Trajneri jep dorëheqjen, zbulohet vendimi drastik

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Sipas raportimeve të fundit nga mediat...

Bujqësia organike, fermerët përfitojnë deri në 200 mijë lekë nga Skema Kombëtare

TIRANË, 16 qershor 2026 /Albania Express News/ Fermerët që...