Dhoma Ekonomike e Gruas: Mbrëmje Gala për arritjet dhe sukseset me rastin e festave të fundvitit

Një mbrëmje gala e mbushur me buzëqeshje, emocione dhe energji pozitive u organizua nga Dhoma Ekonomike e Gruas, duke mbledhur rreth 50 sipërmarrëse dhe profesioniste të biznesit për të festuar fundvitin, arritjet e përbashkëta dhe forcën e grave që ecin përpara krah për krah.

Atmosfera festive u shndërrua në një moment reflektimi dhe mirënjohjeje për rrugëtimin e bërë, mbështetjen e ndërsjellë dhe ndikimin që gratë kanë në zhvillimin e biznesit dhe komunitetit. Në këtë kuadër, Dhoma Ekonomike e Gruas ndau 4 çmime për vitin 2025, si shenjë vlerësimi për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të spikatur:

• Ana Kekezi – Mentorja e Vitit 2025

• Yllka Agolli – Mentorja e Vitit 2025

• Ira Skendo – Organizatorja e Vitit 2025

• Merita Mucaj – Sipërmarrësja e Vitit 2025

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte edhe shorteu tradicional i dhuratave, ku bizneset pjesëmarrëse ndanë me njëra-tjetrën produkte dhe shërbime nga puna e tyre, duke përcjellë një mesazh të fortë solidariteti, bashkëpunimi dhe mbështetjeje të ndërsjellë.

Mes të qeshurave, kërcimit dhe emocioneve të sinqerta, pjesëmarrëset u larguan me ndjesinë e mirënjohjes dhe frymëzimit, duke përforcuar bindjen se, kur gratë bashkohen, krijojnë ndikim të qëndrueshëm dhe të fuqishëm.

Antonela Hako, kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas, u shpreh se kjo mbrëmje dëshmoi se, duke qenë së bashku si sipërmarrëse, jemi edhe më të forta.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Turistë nga e gjithë bota njihen me historinë dhe autenticitetin e Urës së Mesit: Thjesht e mrekullueshme

SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit...

E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

KOLONJË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...

Alarm në Kampionatin Botëror/ Ndjesia 44 gradë rrezikon spektaklin mes Anglisë dhe Norvegjisë!

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Moti rikthehet të...

Rama publikon videon nga takimi me këngëtarin Kanye West, i tregon ambientet e Kryeministrisë

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama ka...