Deputetja socialiste e Elbasanit ,Aulona Bylykbashi: Ka formacione që po përdorin nacionalizmin për të sjellë destabilitet në protesta

TIRANË ,23 qershor 2026/Albania Express News/Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, tha se në protesta ka grupe që po përdorin nacionalizmin për të nxitur destabilitet, duke u larguar nga qëllimet e vërteta të qytetarëve.

E ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, Bylykbashi tha se institucionet e shtetit shqiptar janë duke bërë punën e tyre dhe se në ditët në vijim situata do të bëhet edhe më e qartë.

“T’ju them me siguri që çdo institucion i shtetit shqiptar është duke bërë punën e tij dhe në ditët në vazhdim çdo gjë do të qartësohet edhe më shumë”, u shpreh ajo.

 

Duke komentuar atë që është quajtur “protesta e diasporës”, deputetja socialiste tha se i është dukur “nonsens” fakti që shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të konsiderohen diasporë në Shqipëri.

“Sigurisht që ajo pjesë e Kosovës që ishte aty në protestë përdori tone nacionaliste. Nuk janë përfaqësues të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, të cilët i bashkohen Shqipërisë në të mirë e në të keqe, ashtu si Shqipëria i bashkohet Kosovës.

Por të vish me frymë nacionaliste për të krijuar destabilitet në një protestë, e cila në fakt duhet të ishte vetëm zëri i qytetarëve, në mënyrë që ne të kuptonim shqetësimet e tyre reale dhe t’i adresonim ato, është problem”, deklaroi Bylykbashi. (A2 Televizion)

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përfshihet nga flakët një automjet sapo doli nga Tuneli i Krrabës, makina shkrumbohet plotësisht

ELBASAN ,23 qershor 2026/Albania Express News/Një automjet është përfshirë...

U zgjodh në krye të qeverisë 10 muaj më parë, kryeministrja e Lituanisë jep dorëheqjen: Asgjë nuk është e përhershme në politikë

LITUANI ,23 qershor 2026/Albania Express Newss /Kryeministrja e Lituanisë,...

Nisin punimet për shtrimin e rrugëve në Njësinë Administrative Rrasë e Belshit , investim i rëndësishëm për komunitetin

BELSH ,23 qershor 2026/Albania Express News/Njësia Administrative Rrasë ka...