Daja pas fitores ndaj Hajdukut: Mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar

Fjala e trajnerit Ilir Daja pas fitores 3-1 kundër Hajduk Split në “Air Albania”:
“Të gjithë ishim të përlotur. Ishte një mbrëmje historike për futbollin shqiptar, për historinë e Dinamos. Kishim përballë Hajdukun me 200 ndeshje në arenën europiane. Kemi prezantuar në mënyrën më të mirë futbollin e klubeve të Shqipërisë.
E merituan çunat, presidenti, ka qenë super korrekt. E meritojmë edhe ne si staf. Edhe puna jonë është pjesë e rezultatit në shumatoren që përmenda.

Më duhet të dal nga vetja, përtej modestisë që më karakterizon. Do më vinte shumë keq. Në të gjithë ndeshjen ishim me shumë raste në krahasim me Hajdukun. Më bënte të besoja sjella e çunave në fushë. Filluam ta menaxhonim lojën, frika nuk është prezent, kur e menaxhon lojën. Në fund fare, jemi të lumtur që e bëmë historinë. Unë personalisht, e kam bërë njëherë historinë kundër Dinamo Zagreb.

Hajduku është një tjetër gjigant i futbollit kroat, me shumë histori. Të përballesh me kundërshtarë të nivelit të Hajdukut të Splitit dhe të kualifikohesh është një bonus shumë i madh psikologjik. Mund të bëjmë gjëra të mëdha si sot. Ky është bonusi më i madh. Nga ana psikologjike, lojtarët tanë hodhën një hap drejt personalitetit të shprehur në fushë.

Të festojmë, se na takon. Pastaj do të merremi me Jagellonian. E dimë që shkalla e vështirësisë është po aq e madhe sa ndaj Hajdukut. T’ia lemë fushës.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nuk ndodhte prej 44 vitesh, finalja për vendin e tretë mes Francës dhe Anglisë futet në historinë e Botërorëve

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Përballja spektakolare mes...

Spektakël me 10 gola në Miami, Anglia mund mes dramës Francën dhe rrëmben medaljen e bronzit në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 korrik 2026/Albania Express News/-Anglia e ka...

FUTBOLL – “Fenerbahçe” prezanton Muriqin

STAMBOLL, 19 korrik 2026/Albania Express News/-Klubi turk i futbollit...