Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

TIRANË, 4 maj 2026/Albania Express News/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se fermerëve shqiptarë iu hoqën subvencionet e naftës në kohën e krizës më të rëndë të çmimeve.

Gjatë seancës plenare, Berisha u shpreh se kjo është politikë jo vetëm e falimentimit të fermerëve, por e shpopullimit dhe largimit të tyre.

“Shqiptarët e dinë mirë se një nga mjetet e largimit të tyre nga ferma, nga toka e tyre është nafta. Nafta që s’blihet dot. Dhe me krahë nuk ia dalin dot. Ndaj dhe ata nisen. Si ka mundësi që në kulmin e shtrenjtimit të naftës, ju u thoni atyre se jua hoqëm edhe subvencionin e naftës?! Subvencionin të cilin e kanë të gjitha vendet përreth, të gjitha vendet europiane”, tha Berisha.

Ndërkohë Berisha theksoi se “fermerët në këto vende marrin qindra-milionë euro nga taksat e fermerëve europianë, ndihmë nga IPARD-i”.

Ndërkohë sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk përfiton nga fondet IPARD.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zbardhen kërkesat e Iranit për fundin e luftës: Zhbllokim fondesh dhe kompensim dëmesh

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka bërë...

Turistët shijojnë historinë dhe kulturën e Beratit të një mbi një dritareve

TIRANË, 19 maj 2026 /Albania Express News/ Berati, qyteti...

Kina përfshihet nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje/ 10 të vdekur, ndërprerje energjie dhe probleme me transportin në disa zona

KINË,19 maj 2026/Albania Express News/Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar...

Sa paguhet “stoli kuqezi”, stafi i Maran fiton brenda ditës më shumë se paga mujore e një shqiptari

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express News/Stoli i Kombëtares Shqiptare të...