Balla për imunitetin e Ballukut: Kuvendi do ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh sot se Kuvendi i Shqipërisë e ka qartazi të përcaktuar gjithë procedurën që do të ndjekë në rastin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Në një prononcim për medie në përfundim të seancës plenare, Balla tha se “me gjithë klithmat dhe ulërimat e Gazment Bardhit, Kuvendi i Shqipërisë fillon nesër procedurën”.

“Ky është rast ku Kuvendi i Shqipërisë do të duhet ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës.
Do e kemi komunikimin dhe për këtë çështje pasi të fillojmë procedurën”, u shpreh ai.

I pyetur mbi përfshirjen e një zyrtari të policisë në çështjen e hetuar nga SPAK për tenderët e AKSHI-t, Balla tha se prioritet mbetet pastrimi i radhëve të Policisë, ndaj e mbështet fuqimisht çdo veprim.

“Gëzohem sa herë që SPAK realizon operacione, edhe kur kam qenë ministër i Brendshëm, edhe ministër Shteti, edhe kryetar grupi. Mezi prisja të kishim një debat për luftën kundër kriminalitetit. E kishte kërkuar opozita dhe e kisha miratuar me konsensus. Të gjithë e dinë fare mirë se SPAK e mbështet vetëm një forcë politike qartazi siç është PS. Ndaj e mbështes fuqimisht. Ka qenë prioritet i imi si ministër i Brendshëm, është prioritet edhe i ministres aktuale Albana Koçiu, pastrimi i policisë ndaj gjithë këtyre elementëve”, tha Balla.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...