ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

TIRANË ,7 qershor 2026/Albania Express News /Gjashtë mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen përgjatë kilometrave të parë të autostradës Tiranë–Durrës.

Pas përfundimit të punimeve për zgjerimin e aksit rrugor, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur procedurat për realizimin e elementëve të tjerë të projektit, të fokusuar në përmirësimin e aksesit për banorët e zonës.
Ndërtimi i këtyre mbikalimeve do t’u mundësojë banorëve që jetojnë përgjatë autostradës të lëvizin më lehtë dhe në mënyrë më të sigurt, përmes pikave të dedikuara të kalimit.

Procedura e tenderimit pritet të mbyllet më 15 qershor. Pas shpalljes së fituesit, punimet do të nisin menjëherë. Përveç ndërtimit të 6 mbikalimeve, projekti parashikon edhe instalimin e sistemit të ndriçimit, gjelbërimin e zonave përkatëse, vendosjen e barrierave akustike, si dhe ndërhyrje të tjera plotësuese.
Sipas projektit të ARRSH-së, mbikalimet do të vendosen në këto pika: i pari pas objektit të VEKO Group, i dyti rreth 50 metra pas Universitetit Polis, duke siguruar akses për banorët e zonës së Yrshekut.
Mbikalimi i tretë do të ndërtohet pak metra pas QTU-së, i katërti në afërsi të BRUNES, i pesti rreth 100 metra përpara objektit të FedEx Albania, ndërsa i gjashti pranë Autostar.
Gjatë një inspektimi të punimeve për zgjerimin e autostradës Tiranë–Durrës, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, theksoi se garantimi i aksesit për banorët që jetojnë përgjatë këtij aksi rrugor është një nga komponentët kryesorë të projektit, zbatimi i të cilit pritet të nisë së shpejti në terren.
Synohet që në muajin shtator, kur do të nisë edhe viti i ri shkollor, këto ndërhyrje të kenë përfunduar dhe të mund të jenë të aksesueshme nga qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Të kthehen emigrantët”/ Greqia ashpërson ligjin për emigracionin, ‘plas’ debati në parlament

GREQI ,10 qershor 2026/Albania Express News/Një debat i ashpër...

Një ditë nga starti i Kupës së Botës 2026, njihuni me formacionet e mundshme të 48 ekipeve pjesëmarrëse

BOTËRORI 2026,10 qershor 2026/Albania Express News/Vetëm një ditë na...