Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi i kërkon dorëheqjen ministrit Gogu

TIRANË, 29  tetor 2026 /Albania Express News/-Sipas burimeve të Top Channel, deputeti socialist i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë për dokumentacionin e transferimit të kryebashkiakut të Tiranës.

Tensione brenda Partisë Socialiste për transferimin e Erion Veliajt në paraburgimin e Fierit. Sipas gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, deputeti Bledi Çuçi i ka kërkuar llogari ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, për dokumentacionin që lidhet me këtë procedurë.

“Ku e ke letrën e transferimit? Duhej ta kishe marrë para se të hyje. Nëse nuk e ke, jep dorëheqjen!”, mësohet t’i ketë thënë Çuçi ministrit gjatë mbledhjes.

Çështja e transferimit të Veliajt ka rikthyer në vëmendje procedurat institucionale, kushtet e paraburgimit dhe përgjegjësinë e institucioneve përkatëse.

Sipas raportimeve, debati ka nxjerrë në pah edhe tensione brenda grupit parlamentar socialist. Megjithatë, deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar se Partia Socialiste, si subjekt politik, ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Toni Gogu.

Debati për transferimin e Veliajt vijon të mbetet në qendër të vëmendjes politike, ndërsa pritet të shihet nëse përplasjet e raportuara do të sjellin zhvillime të mëtejshme brenda mazhorancës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

LIBRAZHD–PRRENJAS/ Aksident me katër automjete në Dragostunjë, tre të plagosur dërgohen në spital

Aksident me katër automjete në Dragostunjë, tre të plagosur...

Pr.buxheti 2027, rriten nga 10 deri më 20 mijë lekë pagat e 8500 punonjësve të policisë

TIRANË, 29 tetor 2026 /Albania Express News/-Ministri i Financave,...

Erion Veliaj u transferua papritur nga Durrësi, nëna e kryebashkiakut shkon në burgun e Fierit, kërkon takim me të

TIRANË/FIER, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Shqiponja Veliaj, nënë...

Nis seanca plenare, PD bën zhurmë duke goditur tavolinat teksa flet Peleshi, bllokojnë dhe foltoren

TIRANË, 28 tetor 2026 /Albania Express News/-Edhe ditën e...