Parashikimi i motit për sot, 24 qershor 2026

TIRANË ,24 qershor 2026/Albania Express News/-Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e njëjta situatë meteorologjike me mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash mesatare deri të dendura në pjesën më të madhe të territorit nga orët e mesditës deri pasdite, më të theksuara në lindje e jug .

Në mesditë deri pasdite reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët dhe kryesisht në formë pikash në pjesën më të madhe të territorit. Përgjatë relieveve malore në juglindje-jug reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim era hera-herës me shpejtësi deri në 10 m/s

 

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 1-2 ballë.

 

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...