TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News /Ekonomia shqiptare është bërë gjithnjë e më e varur nga industria e ndërtimit e ushqyer nga paratë informale të drogës dhe korrupsionit, ndaj një goditje e thellë ndaj pastrimit të parave mund të shpërthejë “flluskën” e pasurive të paluajtshme dhe të rrezikojë një krizë ekonomike me pasoja të ngjashme me kolapsin e vitit 1997.
LAPSI.AL
18 JUNE 2026
Dy aksionet e fundit të SPAK në zbulimin dhe goditjen e parave të drogës, që po pastrohen në Shqipëri nëpërmjet industrisë së ndërtimit, kanë ngritur edhe njëherë fuqishëm pikëpyetjen nëse ritmi i ndërtimeve në Tiranë dhe në bregdet, i përgjigjet plotësisht kërkesës reale të tregut.
Paradoksi i këtij tregu, ku ndonëse një numër i madh i apartamenteve qëndrojnë të pabanuara, lejet dhe sipërfaqet e ndërtimit shumëfishohen, por, çmimet vinë duke u rritur, ka qenë gjithnjë sfidues për të kuptuar nëse këtë treg e mban në këmbë balanca kërkesë-ofertë apo paratë e zeza nga droga dhe korrupsioni.
Dosja “Aruba”/ Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në Europë
14 QERSHOR, 11:31
Pikërisht këtij paradoksi duket sikur i ka dhënë një shpjegim bilanci i sekuestrimeve në këto dy javë, të regjistuara nga SPAK. Rreth 150 milionë euro në vila, hotele, apartamente apo pasuri të tjera të paluajtshme, dyshohet se kanë në origjinë trafikun ndërkombëtar të kokainës.
Disa nga bosët shqiptarë të drogës, të njohur ndërkombëtarisht, kanë krijuar ndër vite një rrjet të sofistikuar të pastrimit të miliona eurove në industrinë e ndërtimit në Shqipëri, duke e shndërruar këtë sektor në shtyllën kryesore të ekonomisë shqiptare, por njëkohësisht në një bombë me sahat, shpërthimi i së cilës mund të sjellë një kolaps për krejt vendin.
Deri tani, edhe pa parashikuar së si do të shkojë më tej lufta ndaj pastrimit të parave të krimit, efektet e goditjeve të para janë të qarta. Jo vetëm për vlerën e tyre relativisht të lartë për një vend si Shqipëria, por edhe si sinjal për stopimin e futjes së milionave të tjera.
A po mundohet Rama të mbajë gjallë flluskën e ndërtimit
28 MARS, 16:30
Goditja e rrjetit krim-politikë, që prej një dekade qarkullon miliarda euro në të zezë, përveç ndërprerjes së fluksit që injektohet direkt në ekonomi, do të shoqërohet edhe me stepjen e blerësve të mundshëm, reduktimin e kreditimit dhe pse jo rënien e çmimeve të apartamenteve. Pra investitorët me burime të paqarta mund të tërhiqen, bankat mund të bëhen më të kujdesshme, shitjet e apartamenteve apo vilave luksoze mund të ngadalësohen dhe projektet e reja, për të cilat janë dhënë leje apo janë në proces, mund të shtyhen ose anulohen.
Nëse SPAK vazhdon me operacione të ngjashme dhe arrin të godasë qindra milionë ose miliarda euro kapital të investuar në pasuri të paluajtshme, atëherë kriza në tregun e pasurive të paluajtshme, duke patur parasysh peshën që zë në ekonomi, do të përfshijë edhe sektorë të tjerë dhe mund ta zhysë vendin në kolaps.
Tirana kap Milanon për çmimet e apartamenteve, qyteti i 4-të më i shtrenjtë në Europë
29 PRILL, 07:01
Qeveria Rama, e cila aktualisht ëshë e mbërthyer nga skandalet e njëpasnjëshme dhe protestat e fuqishme ia kanë rrënuar besimin, nuk ka as aftësi dhe as kapacitet për të menaxhuar një krizë të tillë të mundshme.
Në 10 vitet e fundit, ndonëse qeveria e ka mohuar, ndikimi i parasë informale ka qenë vendimtar në ekonomi. Paratë e korrupsionit bashkë me ato të krimit, janë investuar në apartamente si mënyrë për të ruajtur vlerën e kapitalit, sidomos në periudha pasigurie ekonomike apo në ekonomi me nivel të lartë informaliteti. Në këto raste, prona nuk blihet për përdorim apo për të gjeneruar të ardhura nga qiraja, por thjesht si një aset ku kapitali “parkohet” dhe ruhet nga zhvlerësimi.
Kur parashikohet që kriza e industrisë së ndërtimit mund të kolapsojë krejt ekonominë shqiptare, duhen patur parasysh përmasat e jashtëzakonshme që kjo industri ka marrë vitet e fundit, falë pikërisht lumit të milionave që rrjedhin nga krimi dhe korrupsioni. Vetëm për këtë tremujor, sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja është 377.061 m², duke shënuar një rritje prej 12,5 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 (335.137 m²), sipas INSTAT, i cili llogarit vetëm lejet e dhëna nga Bashkitë.
Por duke shtuar këtu lejet e dhëna Këshillit Kombëtar i Territorit përmasat që ka marrë ndërtimi janë të frikshme. Sipas revistës Monitor, duke pasur parasysh, që taksa e ndërtimit në infrastrukturë është 4- 8% e vlerës së shitjeve, duke e llogaritur me të paktën 4%, shifra e arkëtuar prej 150 milionë euro i korrespondon leje të ndërtimit me vlerë totale 3.7 miliardë euro!
Dritëhijet e arkitektëve ndërkombëtarë të Ramës
23 KORRIK, 12:13
Pra është fare e qartë se çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do të shkojë më tej.
Sigurisht në rrethana krejtëisht të ndryshme, por e krahasueshme si fenomen, informaliteti mbi të cilin qeveria Rama ka projektuar dhe zbatuar zhvillimin e vendit është i ngjashëm me atë të vitit 1997.
Protestat në bulevard, pavarësisht simbolikës diverse, janë në thelb edhe revolta e pjesës dërrmuese të popullsisë që janë margjinalizuar pikërisht për shkak të kësaj ekonomie enorme informale. Ato duhet të shërbejnë si këmbanë për kryeministrin Rama për të hapur rrugën dhe për t’i dhënë vendin mundësinë e zgjidhjeve politike që do të shmangnin më të keqen. Ai duhet të kuptojë se në gjendjen ku e ka sjellë ekonominë pushteti i tij, në një mënyrë metaforike, fati i Shqipërisë varet nga kapja e kontenierëve me “banane” në portet e Europës./Lapsi.al

