Mungoi në seancë pas njoftimit të largimit nga grupi i PS, karrigia e Marjana Koçekun zihet nga deputetja e Vlorës

TIRANË ,18 qershor 2026/Albania Express News/Deputetja Marjana Koçeku nuk ishte e pranishme në seancën plenare të kësaj të enjteje, pak ditë pasi njoftoi largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Në sallën e Kuvendit u vu re se vendi që ajo mbante deri më tani ishte zënë nga deputetja socialiste e Vlorës, Briseida Çakërri.
Ndryshimi tërhoqi vëmendjen në sallë, ndërsa mungesa e Koçekut vjen në një moment kur largimi i saj nga PS ka qenë në qendër të zhvillimeve politike të ditëve të fundit.

Edhe pse deputetja e Shkodrës nuk mori pjesë në seancë, lëvizja e vendeve në sallë u interpretua si një sinjal i qartë i distancimit të shumicës prej saj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...