Vetëvendosje drejt formimit të qeverisë, Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës për zgjedhjen e presidentit

KOSOVË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 7 qershorit është drejt fundit, që i hapë rrugë angazhimit të partive politike për të formuar institucionet.

Derisa rezultati aktual e nxjerrë Lëvizjen Vetëvendosje si të parën me 52 ulëse të siguruara në Kuvend, bashkëpunimi me minoritetet jo-serbe dhe Nenad Rashiqin i siguron vetëm formimin e qeverisë, por jo edhe zgjedhjen e presidentit për çka duhen kuorum prej 80 vdeputetëve.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti të martën deklaroi se për të nisur angazhimin në këtë drejtim duhet të pritet certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve.

“Ne jemi të interesuar që pa humbur kohë të hyjmë në fazën e ardhshme që është konstituimi i institucioneve të legjislaturës së 11, sa më shpejtë aq më mirë”, u shpreh Kurti.
Kurti që tashmë e ka siguruar edhe një mandat tjetër në krye të ekzekutivit, tha se për zgjedhjen e presidentit, duhet bashkëpunim me opozitën, por siç tha ai duhet të përfundojë “sjellja refuzuese e opozitës”.
“Vazhduam më tej, duke ofruar që të votojmë presidentin e ofruar nga opozita le të na i sjellin tre propozime, e ua bëjmë edhe nënshkrimet edhe votat, prap refuzuan, dhe në fund edhe lideren e shoqërisë civile e refuzuan. Pra, për të ecur përpara ka nevojë që të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës”, tha Kurti.
Nga rezultati i përgjithshëm i deritanishëm, Lëvizja Vetëvendosje prin si fituese e zgjedhjeve të 7 qershorit, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës që siguron 22 ulëse në kuvend, Lidhja Demokratike e Kosovës 19 dhe Aleanca 7 mandate.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rivali i Elbasanit prek fundin! Ekipi i Gvozdenoviç me shumë fat, kundërshtari në Europë i dënuar edhe nga UEFA

ELBASAN,16 qershor 2026/Albania Express News/Elbasani është klubi më me...

SHORTI I CONFERENCE LEAGUE/ Historike për Vllazninë! Dinamo pafat, Elbasani e nis me këmbën e mbarë (E PLOTË)

TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Ekipet shqiptare mësouan sot...

Eurodeputeti Andreas Schieder: Shqipëria mund të jetë historia e ardhshme e suksesit të zgjerimit të BE-së

BRUKSEL ,16 qershor 2026/Albania Express News/Gjatë seancës plenare të...

Mandati politik nuk është pronë personale!

NGA VLADIMIR MUÇAJ TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Në demokracitë...