Socialistët i kërkuan të lërë mandatin, deputetja Koçeku: Shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe kandidoj në Tiranë, do marr edhe kecin me vete

TIRANË ,16 qershor 2026/Albania Express News/Shpërndani Parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, është kjo përgjigjja e Marjana Koçekut për të gjithë ata që i kërkuan të dorëzojë mandatin që fitoi nga lista e mbyllur e PS-së, pasi njoftoi se largohet nga socialistët dhe do të veprojë si deputete e pavarur.

Në një reagim të radhës në rrjetet sociale, Koçeku ka sfiduar socialistët, duke thënë se është gati të kandidojë nëse Parlamenti shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
“Nuk ua kam marrë mandatin e deputetit. Ma keni marrë ju mue, për 10 muej rresht. Tash mandati ka ardhë në vend të vet.

Nëse jeni kaq të sigurt që unë nuk fitoj pa ju dhe ju i keni plot 83 mandate, atëherë shpërndajeni parlamentin, shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe masim forcat se kush fiton çka.
Kësaj radhe do marr me vete kecin tim të shtrenjtë, bashkë me kmesën e mprehtë, dhe do zbres me kandidue në Tiranë. Para se të vij, ndoshta iu marr leje malësorëve të mi me e folë gjuhën standarde”, shkrua ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama për ”Vanity Fair”: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

TIRANË, 16 qershor 2026/Albania Express News/ Kryeministri shqiptar, Edi...

Shorti i Champions League/ Shifrat që frikësojnë: Kush është “muri” moldav që po sfidon Egnatian?

Nga Endi Tufa TIRANË,26 qershor 2026/Shorti i turit të parë...

Musk hedh një tjetër hap në kompaninë e tij, SpaceX blen gjigantin e kodimit me Inteligjencë Artificiale

BOTA ,16 qershor 2026/Albania Express News/SpaceX ka rënë dakord,...