“Kujdes, është provokim”, tensione në protestën e 15-të. Ç’ndodhi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër kryeqytet

TIRANË ,14 qershor 2026/Albania Express News/Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën kur u përhapën zëra se qytetarëve po u kërkoheshin kartat e identitetit për firmosjen e një peticioni, por organizatorët thanë se një gjë e tillë ishte provokim.

Protesta vijoi me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Edhe në ditën e 15-të, qytetarët i shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike të 35 viteve me pankarta ironike dhe humor, por nuk munguan as fjalimet në podiumin e ngritur para Kryeministrisë.
Largimin e deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, nga grupi parlamentar i socialistëve, protestuesit e cilësuan fitore të tyre.

“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa e madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputete ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputete e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje”, tha një prej protestuesve.
Tubimit iu bashkuan sot edhe banorë të Durrësit që kundërshtojnë projektin TID.
Pas fjalimeve, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit e më pas u futën në Unazën Lindore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Sherr me sende të forta në Elbasan, përfundojnë në pranga 4 persona: Mes tyre edhe dy vëllezër

ELBASAN, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Një konflikt...

Shqipëria ngjitet në vendin e 53-të në indeksin global të zhvillimit të turizmit, rritje me 7 %

TIRANË ,25 shtator 2026 /Albania Express News/-Shqipëria ka shënuar...

“Të rinjtë e Shtepanjës angazhohen për komunitetin, krijohen bazat e Grupit të Rinjve” id

Cërrik, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Të rinjtë...

“Bëra gabim që qëllova me shishe”, Delina Fico rrëfen incidentin me protestuesit: Kishin 5 minuta që shanin”

TIRANË, 25 shtator 2026 /Albania Express News/- Incidenti i...