Kryebashkiaku i Librazhdit ,Mariglen Disha në Dardhë: Ndërprerja e ujit të pijshëm është e papranueshme, do të ndiqen procedurat ligjore ndaj kontraktorit të HEC-it

LIBRAZHD ,14 qershor 2026/Albania Express News/Kryetari i Bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, ka qenë pasditen e të dielës pranë banorëve të fshatit Dardhë , të cilët prej katër ditësh janë përballur me mungesën e ujit të pijshëm dhe atij për vaditje , situatë që sipas tij ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së furnizimit nga kontraktori i HEC-it, në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në marrëveshje.

Në një reagim publik, Disha bën të ditur se ka dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve dhe është njohur me problematikën e krijuar, duke e cilësuar të papranueshme që një komunitet të mbetet pa një shërbim jetik si furnizimi me ujë të pijshëm dhe me mungesën e ujit për vaditje .

Ai thekson se ka kërkuar marrjen e menjëhershme të masave për zgjidhjen e situatës dhe rikthimin sa më parë të furnizimit normal me ujë për banorët e zonës.

Njëkohësisht, sipas kryebashkiakut të Librazhdit, ndaj subjektit përgjegjës do të ndiqen të gjitha procedurat e parashikuara nga ligji, duke kërkuar vendosjen e sanksioneve për shkeljen e marrëveshjes dhe për cenimin e interesave të banorëve të fshatit Dardhë në Njësinë Administrative Hotolisht .

Deklarata vjen në një moment kur banorët kanë ngritur shqetësime të forta për mungesën e ujit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për garantimin e një prej shërbimeve më bazike për jetën e komunitetit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vjosa, “lumi i fundit i egër” në europë, magnet për turizmin e natyrës dhe raftingun

TIRANË, 8 gusht 2026 /Albania Express News/ -Ndërsa lumi...

Shamrock–Egnatia; pasqyra irlandeze ku u vetvlerësuam e vetbesuam.

TIRANË ,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Ndonjëherë një...

“Realiteti i ri klimatik”/ Nxehtësia ekstreme dhe zjarret, sinjal alarmi për planetin

BOTA,08 gusht 2026 / Albania Express News/-Pothuajse gjysmë milioni...