BOTËRORI 2026/Albania Express News/Gjermania e ka nisur me një fitore dominuese Botërorin 2026, duke mundur me rezultatin tenistik 7-1 debutuesit e Kurasaos.
“Panzerat” u shtangën për disa minuta, pasi Comenencia riktheu baraspeshën në të 21’.
Gjithsesi, “Panzerat” nuk u demoralizuan, pasi Schlotterbeck riktheu sërish avantazhin me anë të një gjuajtje me kokë, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Havertz shënoi me anë të një 11-metërshi.
Pjesa e dytë nisi ashtu siç mbaroi e para, pasi në të 47’ Musiala gjeti rrjetën.
Gjithçka u kthye në favorin e “Panzerave”, pasi në harkun kohor të 20 minutave (68’-78’-88’) shënuan me Brown, Undav dhe Havertz sërish.
Me këtë fitore, Gjermania merr vendin e parë në Grupin E me tre pikë, ndërsa Kurasao mund të gëzohet pasi në ndeshjen debutuese, arriti t’i shënonte një gol 4-herë kampionëve të Botës, pavarësisht rezultatit.
Rezultati:
Gjermani 7-1 Kurasao
Nmecha 6′, Schlotterbeck 38′, Havertz (P) 45+5′, 88′, Musiala 47′, Brown 68′, Undav 78′ / Comenencia 21′
Ngjarjet Kryesore:
90+5′ Mbyllet sfida me fitoren 7-1 të Gjermanisë!
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Goool Gjermania 7-1/ Havertz del i vetëm përballë portierit dhe me një parabël shënon sërish.
78′ Goool Gjermania 6-1/ Kimmich pason për Undav, i cili godet dhe shënon.
68′ Goool Gjermania 5-1/ Undav jep një top për Brown, i cili me të djathtën tund rrjetën.
47′ Goool Gjermania 4-1/ Kimmich hedh një top në zonë dhe Musiala me të djathtën tund rrjetën.
46′ Nis pjesa e dytë!
45+5′ Mbyllet pjesa e parë!
45+5′ Goool Gjermania 3-1/ Havertz nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
45+3′ Penallti për Gjermaninë! Nmecha pengohet në zonë dhe gjyqtari akordon një 11-metërsh.
45′ Akordohen 4 minuta shtesë.
38′ Goool Gjermania 2-1/ Brown hedh një krosim nga këndorja dhe Schlotterbeck godet me kokë duke kaluar sërish Gjermaninë në avantazh.
21′ Goool Kurasao 1-1/ Comenencia godet në hyrje të zonës dhe topi tundet në rrjetën e gjermanve.
14′ Wirtz provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por topi shkon shumë pranë kuadratit.
6′ Goool Gjermania 1-0/ Wirtz lë një top në zonë për Nmechan, i cili me të djathtën gjen cepin e portës.
1′ Nis sfida në Houston!
Formacionet Zyrtare:


