Librazhd : Masat për parandalimin e zjarreve, Kryebashkiaku Mariglen Disha mbledh strukturat vendore

LIBRAZHD ,10 qershor 2026/Albania Express News/Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, zhvilloi një takim me kryetarët e fshatrave dhe administratorët e njësive administrative, në kuadër të masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve gjatë sezonit veror Qershor–Shtator 2026.

Gjatë takimit u diskutuan në mënyrë të detajuar masat parandaluese, forcimi i koordinimit ndërinstitucional dhe rritja e rolit të strukturave vendore në monitorimin e territorit, me qëllim reagimin sa më të shpejtë ndaj çdo vatre të mundshme zjarri.

U theksua se rritja e gatishmërisë, bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve dhe komunitetit, si dhe ndërhyrja në kohë mbeten elementë kyç për mbrojtjen e jetës së qytetarëve, pronës, pyjeve dhe pasurive natyrore të Bashkisë Librazhd.

Në kushtet e temperaturave të larta të stinës së verës, u kërkua angazhim maksimal nga të gjitha strukturat përgjegjëse për të minimizuar rrezikun e zjarreve dhe për të garantuar sigurinë e komunitetit në të gjithë territorin e bashkisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skampa 2026 çel siparin, Elbasani për një javë në qendër të artit skenik ndërkombëtar

ELBASAN, 30 shtator 2026 /Albania Express News/- Festivali Ndërkombëtar...

Video intime të personazheve publike qarkullojnë në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis verifikimet

TIRANË ,30 shtator 2026 /Albania Express News/-Policia e Tiranës...