LIBRAZHD ,10 qershor 2026/Albania Express News/Deputeti socialist i Librazhdit, Olsi Komici, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment të thjeshtë nga përditshmëria, i cili përcjell një mesazh të fortë mbi familjen dhe vlerat njerëzore.
“Të dashur miq, ☀️ Si gjithmonë dita nis me këshilla dhe kritika nga nëna ime 😍. Një ditë të qetë ju uroj 🫶🏻”, shkruan deputeti Komici në Facebook, duke sjellë në vëmendje rolin e pazëvendësueshëm të prindërve dhe sidomos të nënës në jetën e çdo njeriu.
Ky postim, ndonëse i thjeshtë në formë, përcjell një ndjesi të fortë afërsie me nënën , duke treguar se edhe figurat publike ruajnë lidhje tepër të ngushta me familjen dhe vlerat tradicionale.
Në realitetin e sotëm
ku komunikimi politik shpesh është formal dhe i ftohtë, ky mesazh i deputetit librazhdas dallon për natyrshmërinë e tij, duke sjellë një anë më njerëzore të një përfaqësuesi publik.
Mesazhi i Komicit kthehet kështu në një kujtesë të vogël, por domethënëse ,se këshillat më të sinqerta dhe mbështetja më e fortë shpesh vijnë nga familja, dhe sidomos nga nëna.

