Spektakël i Kombëtares U16, kuqezinjtë mposhtin Bullgarinë me “poker” golash plus një

TIRANË ,8 qershor 2026/Albania Express News/Kombëtarja shqiptare U16 ka regjistruar një fitore bindëse në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë, duke triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 në takimin e zhvilluar në “Shtëpinë e Futbollit”.

Të rinjtë kuqezi dominuan sfidën nga minuta e parë deri në fund, duke treguar cilësi, organizim dhe efikasitet para portës kundërshtare. Golat e fitores u realizuan nga Sina, Como, Perlala, Xhemali dhe Zhara, të cilët vulosën suksesin e merituar të skuadrës shqiptare.

Kjo fitore e thellë konfirmon paraqitjet pozitive të Kombëtares U16 dhe punën e vazhdueshme për zhvillimin e talenteve të rinj, të cilët po japin sinjale premtuese për të ardhmen e futbollit shqiptar.

Me këtë sukses ndaj Bullgarisë, kuqezinjtë e vegjël mbyllin në mënyrë mjaft pozitive ciklin e ndeshjeve miqësore, duke lënë përshtypje të mira me lojën dhe rezultatet e arritura.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama nga Miçigani për vendimin e Hagës: “Varrosje për së gjalli, populli i Kosovës nuk e gjen veten në atë vendim”

SHBA/TIRANË, 21 shtator 2026 /Albania Express News/- Kryeministri Edi...

Vijon në ditën e 114-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,21 shtator 2026 /Albania Express News/-Qytetarët u mblodhën...