Dhimbje e madhe në shkollën 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” në Mengël, ndahet nga jeta të Algit Samurrit , nxënës i klasës së parë

ELBASAN,26 maj 2026/Albania Express News/Një lajm i trishtë ka prekur thellë komunitetin e fshatit Mengël dhe gjithë familjen e shkollës 9-vjeçare Shkolla 9-vjeçare “Sulejman Rrançi” Mengël, pas ndarjes nga jeta të vogëlushit Algit.

Përmes një mesazhi prekës të publikuar në faqen zyrtare të shkollës, stafi pedagogjik ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e nxënësit të tyre, duke e cilësuar atë si “një engjëll të vogël” që u largua shumë herët nga kjo botë.

Në reagimin emocional të shpërndarë nga shkolla, theksohet se korridoret dhe klasat tashmë ndihen ndryshe, të mbushura me heshtje dhe mungesën e buzëqeshjes së pafajshme të Algit, një fëmijë që kishte nisur të ndërtonte ëndrrat e jetës së tij.

“Sot zemrat tona janë të thyera… Një engjëll i vogël, Algit, u largua padrejtësisht dhe shumë herët nga kjo botë, duke lënë pas një dhimbje që nuk përshkruhet me fjalë”, ,shkruhet ndër të tjera në mesazhin e publikuar nga shkolla.

Stafi i institucionit arsimor ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, duke u solidarizuar me dhimbjen e tyre në këtë moment tepër të rëndë. Në mesazhin e tyre, mësuesit dhe punonjësit e shkollës luten që vogëlushi të prehet në paqe dhe të mbetet përjetësisht në kujtesën e të gjithëve që e njohën.

Ngjarja ka prekur jo vetëm nxënësit dhe mësuesit, por edhe banorët e zonës, të cilët janë bashkuar në dhimbjen për humbjen tragjike të një fëmije.

“U prehsh në paqe, Algit… Ti do të mbetesh përgjithmonë pjesë e zemrave tona”, përfundon dedikimi prekës i shkollës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

GJKKO ndërpret seancën për procesin ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Pritet të nisë në Gjykatën...

Aksident tragjik në Mengël të Elbasanit ku humbi jetën 7-vjeçar, hapen dyert e mortit në familjen Samurri

ELBASAN,26 maj 2026/Albania Express News/Në fshatin Mengël të Elbasan...

Presidenti Bajram Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

VATIKAN, 26 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti i Republikës...