GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak” e kthyer tashmë në traditë ka sjellë atmosferë festive për rreth pesë ditë me radhë në rrugicat e kalldrëmta dhe pazarin karakteristik të qytetit të Gjirokastrës.
Që nga data 19 deri më 23 maj, muzikës tradicionale, valleve popullore dhe aktivitetet kulturore i janë bashkuar qytetarë e turistë të huaj duke u bërë pjesë e një përvoje unike me histori, traditë dhe kulturë.
Një nga momentet e veçanta ishte promovimi i ritit tradicional të përgatitjes së rakisë, ruajtur dhe përcjellë ndër breza si dhe i kafes në gur, ku turistët u njohën me procesin e përgatitjes dhe simbolikën e mikpritjes gjirokastrite.
Gjithashtu, programi i eventeve kishte edhe punimin e zejeve, gatimet tradicionale, isopolifoninë dhe vallet karakteristike të Gjirokastrës, ndërsa përgjatë mbrëmjeve nuk munguan koncerte me performanca të ndryshme të këngëtarëve.
“Fest në Sokak” vijon të promovojë kulturën, traditat dhe vlerat turistike të Gjirokastrës, duke e kthyer qytetin në një pikë tërheqëse për vizitorët gjatë sezonit turistik.

