Miratohen tre shpronësime për projekte infrastrukturore në Elbasan, Lushnjë dhe aksin Elbasan-Përrenjas-Qafëthanë

TIRANË,20 maj 2026/Albania Express News/Këshilli i Ministrave miratoi sot tre shpronësime në funksion të realizimit të projekteve infrastrukturore dhe publike në bashkitë Elbasan dhe Lushnjë si dhe në aksin rrugor Elbasan–Përrenjas–Qafëthanë.

Gjithashtu është bërë shpronësimi për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemimi i sheshit dhe ndërtimi i tregut të fruta-perimeve në lagjen “Skënder Libohova”, rruga “Pavarësia”, bashkia Lushnjë”. Pronarët do të kompensohen me një fond prej mbi 3,8 milionë lekësh, i cili do të mbulohet nga buxheti i bashkisë Lushnjë.

Ndërkohë, qeveria ka miratuar edhe shpronësimet për realizimin e projektit “Zgjerimi i segmentit rrugor dalje Elbasan–Përrenjas–Qafëthanë (Faza II)”. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe vlera totale e kompensimit për pronarët e pasurive të prekura arrin në mbi 43,3 milionë lekësh. Fondi do të përballohet nga buxheti i shtetit përmes fondit të shpronësimeve.

Procedurat e shpronësimeve do të nisin menjëherë pas botimit të vendimeve në Fletoren Zyrtare dhe pritet të përfundojnë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e tyre. Agjencia Shtetërore e Kadastrës është ngarkuar me regjistrimin e kalimit të pronësisë dhe pezullimin e transaksioneve për pasuritë e prekura deri në përfundim të procedurave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...

Pyetja që mbuloi në lot yllin e Brazilit: Çfarë do t’i thoni fëmijëve në Brazil që i prishët ëndrrën…?

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Brazilit...