Gara për kreun e PD/ Sali Berisha: Proces transparent me parimin ‘një anëtar-një votë”, në partinë e krimit nuk votohet që nga viti 2009

TIRANË,19 maj 2026/Albania Express /“Me datën 23, anëtarët e PD janë të ftuar në një proces ‘një anëtar-një votë’ të shprehin votëbesimin e tyre për Sali Berishën. Dhe me këtë mbyllet në votimin më transparent procesi i zgjedhjes së kryetarit të PD. Ky proces, duhet të sqaroj, i cili u përfol nga ligësitë në mënyrën më të papërmbajtur, shënon formën më demokratike, procesin më demokratik të zgjedhjes së një lideri partie. Por, natyrisht prania e kandidatëve është diçka shumë e mirëpritur në këtë proces. Por e vërteta është se në 75 përqind të rasteve kur në garë është kryetari, për fat jo të mirë, të tjerët nuk hyjnë në garë.

Pse nuk hyjnë në garë? Jo se nuk mund të hyjnë në garë, mund të hyjnë plotësisht, por sepse nuk dëshirojnë të angazhohen në një garë që nuk kanë të sigurt rezultatin. Dhe kjo nuk është vetëm në Shqipëri, kjo është në Evropë dhe në botë. Kjo është statistika e kësaj lloj gare. Shumica e partive politike në botë nuk e zgjedhin me ‘një anëtar-një votë’ kryetarin, e zgjedhin me forume, e zgjedhin gjer me aklamacion, me duartrokitje dhe merret si ekuivalent vote. Ne e zgjedhim me praktikën ‘një anëtar-një votë’.

PS e ka në statut ‘një anëtar-një votë’, por nga viti 2009 gjer tani, asnjë anëtar i PS apo i rilindjes mafioze nuk është thirrur, nuk ka pasur mundësi, nuk është lejuar të votojë për Kreun e Meduzës.
Dhe tani, mediat e kontrolluara nga Edi Rama, në mënyrë që të sfumojnë procesin ‘një anëtar-një votë’ që zhvillohet tek partia opozitare dhe mungesën totale të tij tek partia tjetër, tek partia e krimit, merren me procesin e partisë opozitare. Kërkojnë me çdo kusht t’i krijojnë kandidatë, madje edhe ata që kanë themeluar vetë parti të tjera. Personazhe të vërteta të realizimit fantastik të Garsia Markezit apo të ndonjë shkrimtari tjetër të kësaj rryme.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...