“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ – Një kërcënim me përmbajtje terroriste ka alarmuar mëngjesin e sotëm disa institucione në qytete të ndryshme të vendit, pasi në adresat e tyre elektronike është dërguar një e-mail nga një adresë ende e paidentifikuar, ku pretendohej se në ambientet e institucioneve ishte vendosur bombë.

Pas marrjes së njoftimit, strukturat e Policisë së Shtetit kanë ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme dhe kanë nisur verifikimet në institucionet e përfshira në kërcënim.

Sipas informacionit zyrtar të Policisë, nga kontrollet e kryera deri në këto momente nuk ka rezultuar prania e ndonjë bombe apo eksplozivi tjetër. Autoritetet kanë vijuar procedurat e sigurisë për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit në institucionet e prekura.

Paralelisht, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, ka nisur hetimet për identifikimin e autorit të kërcënimeve dhe gjurmimin e adresës elektronike nga e cila janë dërguar mesazhet.

Policia e Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë, duke theksuar se nuk ka vend për panik. Strukturat policore, sipas autoriteteve, janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie të paligjshme.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të këtij kërcënimi dhe për të identifikuar personin ose personat përgjegjës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Furtunë në administratën shtetërore, dorëheqje në Tatime, Dogana, energjetikë dhe prokurime publike

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Pas ultimatumit të...

Anglia akordon 5 milionë paund për Ballkanin, ndihmë edhe për Shqipërinë kundër emigracionit të paligjshëm

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Mbretëria e Bashkuar...

Live Aarhus–Egnatia/ Shpërthen festa kuqezi, kampionët e Shqipërisë kalojnë në avantazh me Grudën!

DANIMARKË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Egnatia gjen golin...