“Porta e Alpeve”, investimi 50 milionë euro i BEI për transformimin e infrastrukturës dhe turizmit në veri

TIRANË, 19 maj 2026 /Albania Express News/ Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat ratifikoi marrëveshjen financiare me Bankën Evropiane të Investimeve (BEI), që i hap rrugë financimit të projektit “Porta e Alpeve”, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për veriun e vendit.

Gjatë prezantimit të projektit, zëvendësministri i Financave, Endrit Yzeiraj, e cilësoi “Portën e Alpeve” si një ndërhyrje strategjike për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Shqipërisë së Veriut.

Sipas tij, projekti synon rritjen e aksesit në zonat veriore, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e ekonomisë lokale dhe reduktimin e pabarazive rajonale.

“Projekti ‘Porta e Alpeve’ konsiderohet një ndër ndërhyrjet strategjike për rritjen e aksesit në zonat veriore, zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, nxitjen e ekonomisë lokale dhe reduktimin e pabarazive rajonale”, u shpreh Yzeiraj gjatë raportimit në komision.

Ai sqaroi se marrëveshja me BEI parashikon kushte financiare të favorshme, me norma të ulëta interesi dhe periudha të gjata shlyerjeje, duke e bërë investimin të përballueshëm për financat publike.

Deputetët e Komisionit u ndalën te fazat e zbatimit të projektit, ndikimi në zhvillimin e turizmit dhe efektet financiare të huasë për buxhetin e shtetit.

Nga ana e saj, kryetarja e Komisionit për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Milva Ekonomi, theksoi se projekti përfaqëson një investim strategjik për Shqipërinë e Veriut dhe për zhvillimin e turizmit gjithëvjetor.

Sipas Ekonomit, marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve parashikon një financim prej 50 milionë eurosh për infrastrukturën bashkiake dhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në veri të vendit.

Ajo bëri të ditur se projekti synon të lidhë Alpet Shqiptare me bregdetin Adriatik përmes investimeve në rigjenerimin urban, përmirësimin e rrugëve dhe mobilitetit të qëndrueshëm, krijimin e shtigjeve turistike dhe korsive të biçikletave, si dhe zhvillimin e hapësirave publike dhe produkteve të reja turistike.

“Ky është një hap i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, nxitjen e turizmit gjithëvjetor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për komunitetet e Shqipërisë së Veriut”, u shpreh Ekonomi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kush është Viktor Gjini, ish-agjenti i SHISH dhe ‘koka’ e mafias shqiptare që operonte në Kili

KILI ,19 maj 2026/Albania Express News/Emisionit investigativ Reportajes Teletrec...

Arsenali shpallet kampion i Anglisë, barazimi i Cityt i sjell titullin “Topçinjve” pas 22 vitesh

ANGLI,19 maj 2026/Albania Express News/Arsenali është zyrtarisht kampioni i...

Ndeshja Itali-Greqi në rrezik anulimi, polemika dhe negociata mes federatave: Nuk luajmë me shpresat

ITALI,19 maj 2026/Albania Express News/Viti zero i kombëtares italiane...

Portieri 43-vjeçari hyn në histori, Skocia fton Craig Gordon për Botërorin 2026

SKOCI ,19 maj 2026/Albania Express News/Një histori frymëzuese po...