U nominua nga Trump si kandidat për postin e Ambasadorit amerikan në Shqipëri, Eric Wendt raporton nesër para Senatit

USA ,19 maj 2026/Albania Express News/Nesër, në orën 16:00, i nominuari nga presidenti Donald Trump për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, do të paraqitet përpara Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë në Senatin amerikan, siç e do procedura për konfirmimin e tij.

Gjatë seancës dëgjimore pritet të diskutohen prioritetet dhe objektivat e marrëdhënieve SHBA dhe Shqipërisë, bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Eric Wendt është ish-gjeneral me tre yje i ushtrisë amerikane dhe ish-komandant i forcave speciale të NATO-s, me një karrierë mbi 34-vjeçare në strukturat ushtarake amerikane. Ai ka mbajtur poste të rëndësishme në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Azi, duke u konsideruar një figurë me përvojë të gjerë në çështjet e sigurisë dhe operacioneve ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Një “okazion” nga Benini, Chicoto Koffi Romeo zgjon interes në merkaton shqiptare

Emri i mesfushorit beninez Chicoto Koffi Roméo ka nisur...

Edi Rama: Nis korrja e grurit në fushat e arta të Dropullit

DROPULL, 4 korrik 2026/Albania Express News/ -Në fushën pjellore...

Protesta mbarëkombëtare, Diaspora ‘pushton’ Tiranën/ Qytetarët nisin organizimin në sheshin “Skënderbej”: Rama jep dorëheqjen

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Sot mbahet protesta mbarëkombëtare....