Rama: Rivitalizimi i lagjeve historike të Pogradecit, së shpejti pol i ri zhvillimi për qytetin liqenor

TIRANË, 29 prill 2026/Albania Express News/ Ministria e Mjedisit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, kanë lansuar programin kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura”, një nismë që synon mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmbajtjen e shtigjeve turistike në të gjithë vendin.

Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj tha sot se ky program vjen si përgjigje ndaj nevojës për angazhim më të gjerë qytetar, pasi vetëm specialistët e zonave të mbrojtura nuk mjaftojnë për të garantuar ruajtjen e këtyre hapësirave natyrore.

Jaupaj tha se “kjo fushatë bashkon ndërgjegjësimin me veprimin konkret për mbrojtjen e natyrës dhe parandalimin e zjarreve”.

Jaupaj u shpreh se “nxënësit në gjithë vendin bëhen pjesë aktive e kësaj nisme, duke kontribuar drejtpërdrejt në pastrimin dhe mirëmbajtjen e shtigjeve, përmes aktiviteteve edukative dhe ekskursioneve në natyrë, pasi kjo është një thirrje për përgjegjësi, bashkëpunim dhe dashuri për natyrën tonë”.

Programi kombëtar “Shtigje të Pastra, Pyje të Mbrojtura” synon të krijojë një kulturë të re bashkëpunimi mes institucioneve dhe qytetarëve, duke e kthyer mbrojtjen e natyrës në një prioritet të përbashkët kombëtar.

Shtigjet turistike në Shqipëri po kthehen gjithnjë e më shumë në destinacione të preferuara për vizitorët vendas dhe të huaj, falë bukurisë natyrore dhe mundësive për ecje, aventurë dhe eksplorim. Rritja e interesit për turizmin malor dhe aktivitetet në natyrë ka sjellë edhe nevojën për kujdes dhe mirëmbajtje më të madhe të këtyre hapësirave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy penallti në “Metropolitano”, nuk ka fitues në gjysmëfinalen e parë të Atletico-Arsenal

Gjysmëfinalja e parë mes Atletico Madrid dhe Arsenal nuk...

Neymar ëndërron Botërorin: Një finale mes Argjentinës dhe Brazilit do të ishte spektakolare

Në 11 qershor do të nisë kampionati Botëror i...

David Alaba “përfshihet” në mashtrimin miliona eurosh në Tiranë, zbardhet skema se si u keqpërdor ylli i Real Madrid

TIRANË,26 prill 2026/Albania Express News/Operacioni ndërkombëtar i përmasave gjigante,...