“Bota është bërë më e pasigurt dhe më e rrezikshme”/ Gjermania prezanton strategjinë e re për forcat e armatosura: Rusia, kërcënimi ynë kryesor

Qeveria gjermane synon që deri në vitin 2035 ushtria të arrijë në rreth 260 mijë ushtarë aktivë dhe rreth 200 mijë rezervë.

Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e ka cilësuar Rusinë si “kërcënimin kryesor” për Gjermaninë, gjatë prezantimit për herë të parë të strategjisë së re për forcat e armatosura gjermane.
Ai theksoi se bota është bërë “më e pasigurt dhe më e rrezikshme”, duke iu referuar luftës në Ukrainë dhe krizave globale.

Fokusi i strategjisë së re është rritja e numrit të personelit, por edhe forcimi i kapaciteteve teknologjike.
“Bota është bërë më e paparashikueshme dhe, duhet ta pranojmë, edhe më e rrezikshme”, deklaroi Pistorius. Sipas tij, strategjia ushtarake synon të sjellë qartësi dhe gatishmëri më të madhe përballë kërcënimeve aktuale.
“Duhet të përgatitemi për faktin se paqja, liria, prosperiteti dhe toleranca nuk janë më të garantuara, por duhet të mbrohen. Kjo do të thotë se duhet të jemi në gjendje t’i mbrojmë ato”, shtoi ai.
Sipas ministrit, Rusia po përgatitet për një përballje ushtarake me NATO-n përmes riarmatimit dhe e konsideron përdorimin e forcës si mjet legjitim për realizimin e interesave të saj.
Ai paralajmëroi gjithashtu për rritjen e “metodave hibride”, si spiunazhi, sabotimi, sulmet kibernetike dhe fushatat e dezinformimit, të cilat tashmë janë bërë kërcënime të vazhdueshme.
“Udhëheqja ruse synon të dobësojë kohezionin e NATO-s dhe të shkëpusë SHBA-në nga Evropa. Qëllimi është dështimi i NATO-s dhe zgjerimi i ndikimit rus në kontinent”, u shpreh Pistorius.
Strategjia e re parashikon krijimin e një “profili të ri aftësish” për Bundeswehr-in, që përfshin strukturën, organizimin dhe madhësinë e ushtrisë.
Në total, së bashku me aleatët, pritet që të paktën 460 mijë trupa të jenë të gatshme për t’u përballur me një agresion të mundshëm rus.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

TTW: Bum turistik në Shqipëri: Tirana dhe Riviera në qendër të vëmendjes

TIRANË, 23 prill 2026/Albania Express News/- Shqipëria po shfaqet...

Kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga...

Kupa e Shqipërisë/ KF Egnatia siguron finalen e madhe, AF Elbasani dorëzohet pas “dramës” së penalltive

Një betejë e vërtetë 120-minutëshe në “Elbasan Arena” ka...