Von der Leyen konfirmon heqjen e masave ndaj Kosovës: Tani, mbështetje financiare nga BE-ja

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, konfirmoi gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor, se heqja e masave shtrënguese ndaj Kosovës, është pasojë e transferimit të qetë të pushtetit në zgjedhjet lokale në veri të vendit.

Tashmë, sipas saj, vendi do të ketë mbështetje të plotë financiare nga BE-ja.
“Lajm i mirë për Kosovën! Transferimi i qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve të fundit lokale ishte paqësor. Falë kësaj, jam e lumtur të njoftoj se po ecim përpara për të hequr masat ndaj Kosovës. Ne po programojmë 216 milionë euro ndihmë financiare. Dhe kemi ndërmend të lëvrojmë 205 milionë euro në fillim të vitit të ardhshëm”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në platformën “X”.

Masat ndaj Kosovës u vendosën në vitin 2023 për shkak të tensionit që u krijua në komunat veriore të banuara nga shumicë serbe. BE-ja atëherë i përshkroi masat si të përkohshme, teksa kushtet për heqjen e tyre ishin të qarta. Zyrtarët në Kosovë vazhdimisht kanë insistuar se kërkesdat e bllokut për heqjen e sanksioneve që e dëmtuan vendin në vlera miliona euroshe janë plotësuar: situata në veri është shtensionuar, prania e Policisë afër objekteve komunale në veri është zvogëluar, serbët kanë marrë pjesë në zgjedhjet e mbajtura sivjet, dhe kalimi paqësor i pushtetit në komunat me shumicë serbe është realizuar.
Ditët e fundit megjithatë ishte raportuar nga mediat në Prishtinë, bazuar në burime brenda BE-së, se vende si Franca dhe Italia, të mbështetura nga Spanja, Hungaria dhe Sllovakia, nuk kishin shfaqur vullnet për heqjen e sanksioneve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...